• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Guvernatori i BSH-së: Kriza greke nuk na rrezikon

by
28/06/2015 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqipëria dhe bankat në vendin tonë nuk janë të rrezikuara nga një faliment i Greqisë”. Kështu deklaron guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një intervistë për Top Channel.

Ai thotë se mund të ndihet një ulje e remitancave dhe shkëmbimeve tregtare, por këto fenomene kanë ekzistuar edhe më parë.

Sa është masa e kredive të këqija dhe çfarë efekti po japin ato në ekonominë shqiptare?

Kreditë e këqija janë pengesë për rritjen e kreditimit. Përfaqësojnë një pjesë të portofolit të bankave, e cila është e konsiderueshme. Janë 22.8% e totalit të gjendjes së kredive në sistemin bankar. Janë mjaftueshëm që të krijojnë një gjendje pesimizmi në funksion të kreditimit dhe rritjes ekonomike.

Të enjten u mbajt forumi i tretë financiar. Çfarë u diskutua dhe a ishin kreditë e këqija në fokusin e këtij forumi?

Pati një diskutim mjaft frytdhënës duke iu referuar të gjithë problemeve që lidhen me kreditë me probleme në Shqipëri.

Me çfarë rekomandimesh doli ky forum?

Ne dolëm me një plan aksioni ku u përcaktuan më qartë strategjitë për adresimin e problematikave për kreditë e këqija. Problematikat konsistonin me ristrukturimin vullnetar të borxhit të kredive të këqija. Kjo do të thotë që vetë bankat, në bashkëpunim me klientët, të dakordësohen për një ristrukturim të borxhit, në mënyrë që t’i japin frymëmarrje biznesit për të vazhduar ecurinë në mënyrë pozitive dhe për të shmangur trajtimin e tyre nga gjykatat.
Në forum u diskutua gjithashtu edhe për kolateralet, për ato raste që janë në pikën e fundit, që nuk kanë shpresë për ristrukturim.
U trajtuan probleme që kanë të bëjnë me fshirjen e kredive nga bilanci dhe me trajtimin fiskal të kredive nga bilanci. Ka probleme në shtyrjen e rasteve për ekzekutimin e kolateraleve në drejtim të arkëtimit dhe të zgjidhjes së problematikës për kreditë e këqija.
Ne shpresojmë që do të ketë një adresim pozitiv nga sistemi gjyqësor në raport me kreditë e këqija.

Po Greqia, a ka shanse për një zgjidhje të shpejtë?

Politika dhe populli grek po ballafaqohen me dy opsione. Një opsion është pranimi i ofertës së kreditorëve me planin e masave që kanë të bëjnë me pensionet dhe taksat. Opsioni i dytë është mospranimi i planit të masave dhe kjo do ta çonte Greqinë në një kolaps politik dhe ekonomik.

A kanë arsye qytetarët shqiptarë të jenë të shqetësuar? A do të ketë efekt negativ në ekonominë shqiptare skenari grek?

Ndikimet janë dhënë këto 5 vite dhe ndikimi kryesor është në aktivitetin e import-eksporteve dhe në rënien e mëtejshme të remitancave që do të ishte e papërfillshme, pasi kryesisht ato kanë rënë. Dua të theksoj që sistemi bankar shqiptar është i imunizuar, pasi Banka e Shqipërisë prej disa vitesh ka marrë disa masa rregullative dhe mbikqyrëse që nga nisja e krizës greke për të krijuar një funksionim sa më normal të bankave greke në vend. Bankat shqiptare me kapital grek janë filiale, nuk janë degë të bankave greke. Kemi marrë masa që nga pikëpamja ligjore dhe organizimi i tyre, të kenë një pavarësi nga bankat greke. Bankat shqiptare me kapital grek në Shqipëri janë me tepricë likuiditeti dhe me tepricë kapitali. Pra, janë të mirëkapitalizuara. Raporti i kapitalit për bankat greke është mbi mesataren. Është rreth 17%, kundrejt 12% që ne e kemi si kërkesë rregullatore. Gjithashtu, bankat greke e kryejnë operimin e tyre pothuajse me 100% depozita të shqiptarëve. Duhet theksuar se një situatë mosbesimi nga ana e depozituesve është e pranishme, por ne kemi marrë masa që të jemi me tepricë likuiditeti dhe nuk parashikojmë asnjë problematikë. Mund të ketë dhe zhvillime pozitive në ekonominë shqiptare, pasi kthimet e emigrantëve do të shoqërohen edhe me flukse kapitali. Kemi vënë re që në fillimet e krizës greke ka pasur hyrje të kapitaleve nga Greqia, pasi emigrantët i kanë tërhequr kursimet e tyre nga bankat greke duke i sjellë në ato shqiptare. Ky fenomen po vihet re edhe gjatë këtyre ditëve. Ka rritje të depozitave në bankat shqiptare nga situata e mosbesimit në Greqi.

Next Post

Dredhitë intime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com