Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje të dielën për reforma të thella në strukturat e qeverisjes globale, duke kërkuar përfaqësim të përhershëm të Afrikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare.
Duke folur në forumin “Afrika e Pandashme 2026”, në kuadër të Asamblesë së 81-të të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Guterres tha se arkitektura financiare ndërkombëtare duhet të pasqyrojë më mirë nevojat e vendeve në zhvillim, veçanërisht atyre afrikane.
Sipas tij, Afrika është përballur me pasojat e trashëgimisë koloniale dhe mungesa e përfaqësimit të saj në institucionet e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore ka ndikuar në rolin e kontinentit në vendimmarrjenrojnë në mënyrë të mjaftueshme peshën demografike dhe interesat e Afrikës. Ai kërkoi që kontinentit t’i jepen globale.
Guterres tha se si Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ashtu edhe institucionet financiare ndërkombëtare, nuk pasqyrojnë në mënyrë të mjaftueshme peshën demografike dhe interesat e Afrikës. Ai kërkoi që kontinentit t’i jepen vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit.
Duke iu referuar zhvillimit ekonomik, shefi i OKB-së theksoi se marrëdhëniet ekonomike globale me Afrikën po kalojnë nga modeli i “të bërit biznes në Afrikë” drejt “të bërit biznes me Afrikën”.
Pavarësisht pasigurive të shkaktuara nga luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, Guterres tha se ekonomia afrikane u rrit me 4.4% vitin e kaluar. Ai përmendi gjithashtu tregtinë në kuadër të Zonës Kontinentale Afrikane të Tregtisë së Lirë, e cila sipas tij pritet të arrijë në 230 miliardë dollarë këtë vit.
Sipas Guterres, zhvillimi i tregtisë brenda kontinentit mund të ndihmojë vendet afrikane të mbajnë më shumë vlerë ekonomike brenda ekonomive të tyre, në vend që të mbështeten kryesisht në eksportin e lëndëve të para.










