• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gusht, gurë dhe të marrë në ujë

by Lorenc Vangjeli
05/08/2017 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Eshtë verë. Eshtë gusht dhe shumë vapë. Politika, prodhuesja më e madhe e lajmeve në vendin që prodhon shumë më shumë “politikë” sesa mund të konsumojë, është gjithashtu në gusht. Domethënë, në pushim. Lajmet kryesore, në vend apo në botë janë të ngjashme, me tituj që variojnë e vrapojnë nga një superlativë në tjetrën: si u drodh Italia nga vajza e mrekullueshme e ekranit, si mbeti pa frymë Greqia nga hiret e bukuroshes tjetër, si u mahnit, rajoni, Evropa e më gjerë, nga sharmi i pabesueshëm i vajzës pa operacione plastike. Zakonisht teknologjia është e njëjta. Vajzat fotografojnë veten dhe i nisin fotot në redaksitë e portaleve apo dhe në rrjetet e tyre sociale dhe bëjnë sikur ka i fotografuar pa mendje “paparaci”, ndërsa gazetat dhe portalet që i botojnë ato, bëjnë sikur botojnë fotot që i kanë porositur nga “paparacët” e tyre. Pjesa tjetër që merret sërish me frymën, dredh diafragmat dhe rrit jo vetëm adrenalinën është ajo që ka të bëjë me titujt: kush shkon me kë, por sërish me të njëjtën teknologji, ku të gjitha palët e përfshira në marrë-dhënie, japin e marrin nga pak hiprokizi: merret një gur, hidhet në det. Zhyten për ta kapur për të shtyrë kotësinë e ditëve dhjetra të mençur e të marrë. Dalin në breg pa gur dhe grinden me njëri-tjetrin, por jo për gurin.

Në këtë kohë të nxehtë, një letër e pothuaj 40 vjetëve më parë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare drejtuar ish-diktatorit, është një dhuratë e jashtëzakonshme për të luftuar mërzinë që jep prehja, është një mjet fantastik për të ushqyer kënaqësinë që pretendon vaniteti dhe është pak më shumë se një futje gishti në ujë për të hapur vrimën e rradhës në sipërfaqen e tij. Si për të kuptuar lemerinë e pafundme të sipërfaqes që shfaqet publikisht dhe fare pa turp.

Skema ngrihet në çast sipas skemës së vjetër mediokre dhe armiku i vjetër i mediokritetit, shkrimtari, gjendet sërish përballë lumit me dy rrjedha: një palë që e mbrojnë për fajet që nuk ka bërë dhe një palë që e mallkojnë për mëkatet që mendojnë se i rëndojnë në ndërgjegje.

Edhe njëra palë, si pala tjetër, edhe kush e do, edhe kush e urren, përgjithësisht merret me gjithçka, por çfarë është më e rëndësishmja, kalohet në mos me heshtje, sërish me sipërfaqe. Për shkrimtarët nuk vlejnë dogmat e vogla morale, sociale apo qoftë dhe penale si për njerëzit e tjerë. Për shembull, pija do të quhej ves për dikë, por për Heminguejin është një përmasë që e bën edhe me egzotik.

Por në verë dhe në gusht, në gusht dhe në vapë, loja me hedhje guralecësh në det nuk duhet marrë shumë për ters. Kjo është një pjesë e haraçit që Kadare duhet të paguajë për breza të tëra lexuesish në Shqipëri, të cilët sa më pak e lexojnë, aq më shumë e komentojnë në sipërfaqen e padurueshme të rrjeteve vetjake sociale, aty ku secili lind e jeton si gjeni dhe vetëfërkohet e vetëlëvdohet si perëndi.

Zakonisht në Shqipëri skajet e botës së vogël e meskine lokale, i përcakton politika. Dhe tani që politika është me rroba banjoje, është rradha e aseteve të tjera shqiptare të lenë pa frymë me rradhë, njëherë Tiranën, pastaj vendet fqinje, rajonin, Evropën dhe më gjerë. Që nga atletet e Ramës, tek silikoni i …nës, deti, njëlloj si marrëzia, është shumë i madh për t’u mbushur me gurë. As deti dhe as marrëzia nuk flenë kurrë. Si dashuria. Si ligësia.

Next Post
Një kroçierë gjigante derdh ujërat e zeza në plazhin e Sarandës

SRANDE/ Qafë- Bota përmbytet nga turistët, krijohen rradhë kilometrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

Masazhistja tregon eksperiencën e saj me princin Andrew: Doli nga banjoja i zhveshur, shmanga shikimin

February 24, 2026
Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

Vrasja për një parkim në Kavajë, gjykata lë në burg autorin

February 24, 2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Erion Veliaj mbetet në burg, Apeli i Posaçëm nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

February 24, 2026
Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

Tentoi të përdhunonte të renë greke, dorëzohet në polici shqiptari: Ishte keqkuptim…

February 24, 2026
Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja globale të Trump prej 10%, Kina paralajmëron kundërpërgjigjje

February 24, 2026
A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

A do ta marrë drejtimin “Shefja”? Si ndahet Perandoria e përgjakshme e “El Mencho” pas vdekjes

February 24, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

Shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut: Një pjesë e heshtur e mozaikut shqiptar

February 24, 2026
Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

Bolivia pezullon njohjen e “Republikës Sahrawi”

February 24, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?

February 24, 2026
Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

Irani armatoset me raketa supersonike nga Kina

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In