• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guri prej budallai të poshtër i një vajze të re në varrin ku trupi i Nashos ende nuk ishte varrosur

by A R
29/08/2022 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rezarta Reso

Kur një budalla i poshtër hedh një gur dhe njëqind të mënçur nuk e nxjerrin dot, budallai i poshtër vazhdon të hedhë më shumë dhe argëtohet tek sheh të zgjuarit që fillojnë e mbyten duke u munduar të nxjerrin gurët. Njerëzit e mënçur zhduken, budallai i poshtër bëhet Zot!

Ata që mbeten gjallë fillojnë e marrin  me të mirë, e përkëdhelin, i përgjërohen duke e siguruar që ai është më i mënçuri nga të gjithë madje fillojnë dhe ata të hedhin gurë bashkë me të sepse i ka zënë frika.

Po sikur budallai i poshtër t’u hedhë dhe atyre gurë. Mbahe mirë me budallanë e poshtër se s’dihet se ç’të kurdis! OSE, akoma  më mirë, tregoi budallait të poshtër se si ke mësuar prej tij t’u hedhësh gurë të tjerëve.

Këtë fabul ma përcjellin faqet e shumë gazetave apo portaleve shqiptare sa herë që i hap. Shpreson se do shohësh zëra të rinj që të dalin jashtë këtij rrethi të trishtë urrejtjesh, hakmarrjesh, talljesh, agresiviteti dhe shpifjesh për të fituar para dhe pa asnjë vrarje ndërgjegje se po lëndojnë duke akuzuar verbërisht e padrejtësisht pa ditur asnjë fije të vërtete. Për më tepër, e refuzojnë me bindje të vërtetën dhe i sulen me të gjitha mënyrat e mundshme viktimës së rradhës i gjallë apo i vdekur qoftë.

Sot në FaceBook gjeta një thënie të Rumit, ose që i atribohet atij.

“Me një fakt mund të mundësh 40 profesorë, një idioti nuk ia del dot as me 40 fakte”.

Nëse do t’ia referoja këtë shprehje disa gazetarëve shqiptarë, në vend të fjalës idiot, do thoja “një të poshtri”.

Kësaj radhe shtysa qe një postim publik i një vajze të re, që kuptohet nuk kisha patur rastin t’ia dëgjoja emrin, por që qenka gazetare, L.M. Gazetarja gjeti rastin oportun të shprehte “mbresat” e saj për shkrimtarin, studiuesin, pedagogun e sa e sa brezave Nasho Jorgaqi, i cili sapo ndërroi jetë.

Me pak fjalë, “për të nderuar” kujtimin e Nasho Jorgaqit, vajza rrëfente se dikur, kur ishte më e vogël, Nasho Jorgaqi i kishte dhënë një çmim për një poezi të sajën që, sipas vetë asaj, nuk vlente.  Më pas Nasho i kishte thënë që je vajzë e bukur, por që ajo donte që ai t’i kishte thënë që je vajzë e mënçur! Konkluzioni?

Konkluzioni, vijoi me thirrje nga të gjitha shoqet e shokët e FaceBook-ut: “po ti je e mënçur dhe e bukur” po ti je yll”, “Nasho Sigurimsi- Nasho Sigurimsi” “Më vjen keq që isha studente e Nashos dhe jo e Agron Tufës” “Më merr pak në telefon, shkruante një tjetër se do të të tregoj për prapaskenat”! “Do që ta shkruaj?, i kthehej kjo….

Për këto shkruani ju vajza, për prapaskena? Jam shumë kurioze si i verifikoni prapaskenat? Apo janë sekrete profesionale? Apo varet se kujt paredhënësi i faleni?

Sapo kisha postuar një shkrim lamtumire për Nasho Jorgaqin në faqen time dhe sytë m’u mjegulluan nga dëshpërimi dhe çudia bashkë për atë vajzë të re me aq mllefe e helm.

Jam e bindur madje e shoh të gjallë një takim të sajin me Nasho Jorgaqin kur ajo mori çmimin për poezinë. E kam parë atë takim me dhjetra e dhjetra herë kur mirësia dhe dashamirësia e tij për çdo shkrim që i jepej për ta vlerësuar i lexohej në sy, në fjalë, në inkurajimet që u jepte të rinjve që të shkruanin. Jam e bindur se ai nuk i ka thënë vetëm je vajzë e bukur, por i ka thënë je e bukur, je edhe e talentuar siç ma ka thënë mua e shumë të tjerëve. Je i mirë, je i zgjuar je dhe i talentuar, sepse ky ishte fjalori i Nashos zemërmirë e të pakursyer.

Më bëri përshtypje helmi i servirur me aq passive-aggressive style, sa kur po e lexoja mendova se kësaj vajze Nasho do t’i kishte bërë diçka të rëndë, por kur siç, doli ishte vetëm një gur prej budallai të poshtër që po hidhej në varrin ku trupi i Nashos ende nuk ishte varrosur, m’u përforcua bindja se edhe brezi i ri i Shqipërisë po vazhdon zakonin e prapaskenave të budallait të poshtër.

Mos, ju lutem, mos e ndyni më shumë Shqipërinë. Mos e groposni me gurë helmi e mllefi.

(DITA)

Next Post
VIDEO / Durrës, 35-vjeçari arrestohet sepse vodhi ushqime në market, ja pamjet

VIDEO / Durrës, 35-vjeçari arrestohet sepse vodhi ushqime në market, ja pamjet

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Emri i prof. Nasho Jorgaqit do mbetet ne hidtorine tone ,po emri u vajzes qe i pelqen vetja as nuk do lakohet kurre . Idiotit nuk duhet ti hapet rruga se ai vazhdon avazin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

June 22, 2026
Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

June 22, 2026
Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

June 22, 2026
“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

“Sulm ndaj pronës private”, shoqëria ‘Riviera Kakome’ paralajmëron kallëzim penal për protestuesit që hoqën rrethimin në Kakome

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In