Marsel Qeleshi, 18vjeçari që goditi me gurë autobusin serb rrezikon deri në 10 vjet burg sipas legjislacionit shqiptar.
Mbi të riun rëndojnë 3 akuza, një prej të cilave “kryerje e veprimeve të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”. Kjo vepër penale mund të dënohet edhe me gjobë, por edhe me1 dekadë në burg në rastin kur “nga vepra kanë ardhur pasoja të rënda materiale apo janë sjellë ndërlikime në marrëdhëniet dypalëshe, dënohet me burgim gjernë dhjetë vjet”.
Konkretisht, ai gur në xhamin e autobusit të kombëtares serbe pasoi një protestë zyrtare të Beogradit dhe më pas refuzimin e pranimit të kësaj proteste nga ambasadori ynë në Serbi.
Më tej, situate u përshkallëzua sepse Serbia vendosi të mos e njohë ambasadorin Boçka për një periudhë 6mujore.
Shkurt, fati i 18 vjeçarit është në dorë të interpretimit të prokurorit dhe gjykatësit. Ata mund ta dënojnë me gjobë, por edhe me dënim maksimal sipas ligjeve në fuqi sipas BW.