• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guljelm Radoja: Jam themelues i PD, por kauza e Teatrit nuk duhet të politizohet

by A R
26/07/2019 00:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur Guljelm Radoja pasditen e sotme mori fjalën gjatë protestës te Teatri Kombëtar duke e cilësuar si turp atë për atë që ndodhi dje, ndërsa kundërshtoi marrëveshjen që u firmos mes disa aktorëve dhe Lulzim Bashës, pasi u shpreh kundër politizimit të cështjes.

Ai u shpreh se i përket të djathtës, pasi është një nga nismëtarët e krijimit të PD-së në Durrës, por kërkoi që të mos politizohet kauza.

‘Ata që kanë firmosur paktin, nuk e di, s’e kam lexuar se çfarë kanë bërë, por ai i gjati dhe ca të gjatë e të shkurtër të tjerë bënë atë që ne na përçanë.

Teatri është i depolitizuar, teatri është i qytetarëve dhe jo partive. Por unë iu them gjithë kolegëve të m’i që kanë mbetur, mos ta politizojmë kauzën tonë. Le të na mbështesin partitë politike. Ne jemi ne, teatri është teatër’ tha ai. Në fund të fjalës së tij, Radoja kishte një mesazh edhe për ata kolegë që sipas tij nuk i qëndruan kauzës duke shkelur mbi dinjitetin e tyre.

PD-ja nënshkroi marrëveshjen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Marrëveshja u nënshkrua nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe aktorë të Teatrit Kombëtar. Në disa pika të kësaj marrëveshjeje thuhet se një muaj pas ardhjes në pushtet të PD do të shfuqizohet ligji për shembjen e Teatrit dhe ky i fundit do të shpallet monument kulture.

Fjala e plotë e aktorit Guljelm Radoja

Meqë përfaqësoj Durrësin po them ca gjëra. Para ca kohësh dola në këtë pod dhe thashë edhe unë 3 fjalë dhe po më kujtohen tani. E para, ky vend nuk është i joni, ky vend është juaji. E dyta thashë me plot bindje se nuk do të fitojnë ata, do të fitojë qytetaria, do të fitojë ai spektator, ai qytetar që e do artin. Nuk po i hyj analizës, por ajo e djeshmja qe turpi më i madh. Ishte turpi i atyre që e bënë dhe vetë fakti që u zbythën (kërkoj ndjesë për fjalorin), tregoi se e kanë mbushur zullumin.

Tani dua të ngre një problem tjetër që më shqetëson. Çdo parti ka politikat e veta dhe do të fitojë kredibilitete me diçka, ngjarje, ndodhi. Unë i përkas kësaj të djathte, jam një nga nismëtarët e krijimit të PD-së në Durrës, por duke e parë veten në pasqyrë e pashë që unë nuk jam për politikë, vota ime shkon atje ku shkon por nuk më pëlqen që ne të bëhemi një tip kukulle që futemi në sqetullën e cilësdo aleancë, e cilësdo parti. Jo! Teatri është i depolitizuar, teatri është i qytetarëve dhe jo partive. Ata që kanë firmosur paktin, nuk e di, s’e kam lexuar se çfarë kanë bërë, por ai i gjati dhe ca të gjatë e të shkurtër të tjerë bënë atë që ne na përçanë.

90% dolën të majtë dhe ca kokrra dolën të djathtë. Ia arritën kësaj dite. Ia arriti sepse unë nuk do ta citoj, por do t’i referohem Shekspirit. Fatkeqësisht ne jemi karaktere të butë, karaktere që manipulohemi dhe kjo gjë vërtetoi katërcipërisht që ne jemi të manipulueshëm. Jemi ca kokëderra… Dikush nga kolegët e m’i, i tha dikujt ‘Unë shkela mbi dinjitetin tim’. Po pse shkele more mik? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?

Secili prej nesh këtu kur lanë faqet në mëngjes sheh veten dhe thotë një fjalë; cfarë bëra dje, sa dinjitoz qesh dje, pse të isha qesharak dje? Unë që flas jam shumë i qetë, jam pensionist, kam 10 vjet në pension, i marr këtij shteti aq sa më jep. Pse u shite miku im? Pse u shite kolegu im? Çfarë pakti bërë me djallin ti që shkele mbi dinjitetin? Mirë njerëzor, po artistik? Ku është? Unë jam në Durrës, banoj në Durrës, vij rrallë këtu tek ju, por jam me ju. Por unë iu them gjithë kolegëve të m’i që kanë mbetur, mos ta politizojmë kauzën tonë. Le të na mbështesin partitë politike. Ne jemi ne, teatri është teatër, qytetarët e Tiranës, artëdashësit janë me ne.

/a.r

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Shtypi i ditës, e premte 26 korrik 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In