• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guljelm Radoja humbi jetën nga COVID, i biri: Si familje vendosëm mos e transportonim jashtë shtetit, ai s’mundi të më linte amanet!

by
13/05/2021 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të ”Artistit të Merituar” Guljelm Radoja, i biri Redi është rikthyer në Teatër, në skenën ku u rrit së bashku me të atin .

Emocionet zgjohen, gati koha ka ndaluar aty, kur i ati e merrte në provat dhe ai çapkën kishte shpalosur talentin që trashëgonte nga i ati. Më duket e pabesueshme, nuk e kam pranuar ende largimin e itj, më duket se do të dalë sërish në skenë, do të shfaqet në teatër prapë e do ikin së bashku për në shtëpinë tonë’’- thotë Redi  Radoja në një intervistë për News 24.

Djaloshi i cili jeton në Francë prej vitesh ku punon si pianist ka ndarë emocionet nejrëzore, ashtu siç ai e njihte babain, ndryshe nga publiku që e njeh nëpërmjet roleve të filmave të skalitur në mendjen e të gjithëve.

‘’Mjekët i bënë gjithcka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare . Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’’- thotë Redi.

Guljelm Radoja njihej si qytetari rebel, aktori i pakompromis. Guljelm Radoja ishte duke kryer prova ndërsa Redi jo më shumë se 5-vjeçar merr nga ambientet e rekizitave një beretë të cilën e çon në shtëpi. Arrestimi i gjyshit të tij për agjitacion e propogandë ka lënë gjurmët në jetën e familjes.

‘’Babai ishte i thjeshtë, popullor , nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la manet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe.’’-zbulon ai.

 

 

Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit. Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga Bashkia pasi shtëpia ku jetuan të gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Duket se dalja i pastrehë nuk u përjetua mirë nga familja e Guljelmit i cili rrallë e më rrallë  është parë në teatër vitet e fundit. Daljet publike i takonin në Durrës, homazheve dhe përcelljes së miqve të tij . ‘’Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme’’- thotë i biri.

‘’Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qënë e duhura’’- shton ai.

Në kinematografi Guljelm Radoja ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”./ b.h

Next Post
Brenda Majit vaksinimi zbret nën moshën 60 vjeç, do të shtrihet edhe tek punonjësit e OSHEE dhe transportit publik

Brenda Majit vaksinimi zbret nën moshën 60 vjeç, do të shtrihet edhe tek punonjësit e OSHEE dhe transportit publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten!

July 21, 2026
Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

Spaho: Berisha më premtoi se do të isha deputet, por më nxori në listë të hapur

July 21, 2026
Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

Pas gjobës, reagon avokati i Veliajt: Nuk do të më bëjnë të hesht! Kisha njoftuar me shkresë zyrtare

July 21, 2026
Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

Seanca ndaj Veliajt shtyhet sërish, gjykata gjobit avokatin

July 21, 2026
Gonzato përfundon mandatin në Shqipëri, Rama e nderon me “Yllin e Madh të Mirënjohjes”

Gonzato përfundon mandatin në Shqipëri, Rama e nderon me “Yllin e Madh të Mirënjohjes”

July 21, 2026
SHBA-të dhe Irani në një luftë rraskapitjeje, kush do të dorëzohet i pari?

SHBA-të dhe Irani në një luftë rraskapitjeje, kush do të dorëzohet i pari?

July 21, 2026
Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

July 21, 2026
Kundërshtimet mbi hartën e re gjyqësore, reagon KLGJ: Synon rritjen e efikasitetit!

Shpallen kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zgjedhjeve

July 21, 2026
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara

July 21, 2026
Më shumë se 15 mijë maturantë…/ Ligji i qeverisë s’ndal maturantët për të zgjedhur mjekësinë, në ‘trend’ edhe Bujqësori!

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In