Pas 44 ndeshjeve PSG ka humbur një ndeshje në Parc des Princes duke u eliminuar nga Kupa e Ligës së Francës. Guingamp është skuadra që ja ka shkaktuar këtë humbje Parisit
Paris Saint-Germain është eliminuar nga Kupa e Ligës së Francës pasi që është mposhtur në shtëpi nga Guingamp. Pavarësisht se në këtë ndeshje Thomas Tuchel startojë me Neymar, Mbappe dhe disa yje të tjerë të skuadrës, parisienët janë përshëndetur nga kjo garë.
Pjesa e parë ishte e barabartë me disa shanse të mira shënimi për PSG por që nuk u konkretizuan në gola.Në pjesën e dytë ishte Neymar që kaloi në epërsi PSG-në me një gol të bukur me kokë në minutën e 63-të. Por, pas këtij goli për Guingamp u akorduan dy penallti.
Penalltinë e parë e shënoi Yeni N’Gbakoto në minutën e 81-të, kurse Guingamp e përmbysi rezultatin në minutën e 90-të te ndeshjes ku Thuram u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Kjo është humbja e parë e PSG-së në Parc des Prices pas 44 ndeshjeve që ata kanë zhvilluar në fushën e tyre, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)