• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Guillermo del Toro zgjidhet si kryetar për jurinë e Festivalit të Filmit në Venecie

by Java News
13/02/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të jem kryetar i jurisë në Venecie është një nder i madh dhe përgjegjësi të cilën e pranoj me respekt dhe mirënjohje”, ka thënë të hënën në një deklaratë regjisori Gillermo del Toro, transmeton Koha. net shkrimin e DW.

Kësisoj është deklaruar pasi që është shpalosur emri i tij si kryetari i jurisë i edicionit të sivjetmë të Festivalit të Filmit në Venecie. “Venecia është dritare në botën e kinemasë dhe mundësi për të festuar fuqinë, dhe rëndësinë kulturore të këtij vendi”, ka thënë ai.

Alberto Barbera, drejtori i festivalit, e ka vlerësuar Del Toron për “imagjinatën e tij të gjallë, ndjeshmërinë e pazakontë dhe besimin që ka në fuqinë e imazhit”, duke thënë se ai do të jetë “president gjenial, kureshtar dhe entuziast i jurisë”.

“Guillermo del Toro personifikon zemërgjerësinë, dashurinë për të kaluarën apo të ardhmen e filmit dhe pasionin për një lloj të kinemasë, e cila mund të ndezë emocione, të prekë njerëzit dhe në të njëjtën kohë t’i bëjë ata të reflektojnë”, citohet të ketë thënë Barbera në një komunikatë për media.

Regjisori meksikan konsiderohet favorit në ceremoninë e “Academy Awards”, e cila do të zërë vend në muajin mars, ku “The Shape of Water”, atributi i tij ndaj filmave horrorë të rinisë së tij, do të garojë në 13 kategori, duke përfshirë atë për filmin dhe regjinë më të mirë.

Skenari i filmit sillet rreth një gruaje memece, e cila punon në një laborator qeveritar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ajo bie në dashuri me një krijesë monstruoze, e cila mbahet e fshehur në laborator. Filmi tashmë ka fituar çmimin Luanin e Artë në festivalin e Venecias në vitin 2017 dhe ka marrë “Golden Globes” për regjinë më të mirë dhe kolonën zanore origjinale në shkurt.

Festivali i Filmit në Venecie është festivali më i vjetër në botë i filmit. Edicioni i tij i 75-të do të mbahet prej 29 gushtit deri më 8 shtator, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Burgjet në Itali, shqiptarët renditen të tretët mes të burgosurve të huaj, 1505 fëmijë pa prindër

Shqiptarët mbushin burgjet italiane, plot 2598 të dënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com