Klubet angleze vazhdojnë të kërkojnë shpëtim nga truri italian. Edhe skuadra elitare Swansea bëhet me trajner italian pasi gjatë ditës ka zyrtarizuar 60-vjeçarin Francesco Guidolin. Kontrata e tij nuk është e gjatë sepse fillimisht marrëveshja është vetëm deri në fund të edicionit, por nëse puna e tij është e mirë dhe e suksesshme atëherë Guidolin do të nënshkruajë edhe për disa vite të tjera. Në mbrëmje Swansea do të zhvilloi ndeshjen në Premier kundër Watford, edhe pse sigurisht që skuadra do të drejtohet nga Alan Curtis, kurse Guidolin do të jetë në shkallët e Liberty Stadium.