Pep Guardiola nuk e ka marrë ende vendimin për të ardhmen, por ka shumë mundësi që të qëndrojë te Bayern. Kjo për shkak të gruas së tij, Cristina Serra. Asaj i pëlqen Munihu si qytete dhe nuk dëshiron të shpërngulet në Mançester, ku i shoqi kërkohet nga City. Këtë e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mirror”.