• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

The Guardian/ “Konspiracionet pas vrasjes së diplomatit rus në Ankara”

by Java News
20/12/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Julian Borger*

Vrasja e bujshme e diplomatit rus në Ankara ka frymëzuar krahasime të frikshme me vrasjen e Arkidukës Franz Ferdinand në vitin 1914, dhe ka shtyrë disa të spekulojnë se vrasja, që ndodhi ditën e hënë (19 dhjetor 2016) mund të provokojë një shkëndijë për një konflikt rajonal.

Por liderët e Ankarasë dhe Kremlinit lëvizën me shpejtësi për të ndaluar çfarëdolloj dëmtimi të marrëdhënieve midis 2 vendeve, dhe analistë thanë se Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin kanë të ngjarë të gjejnë arsyetime të përbashkëta në dëshirën për të fajësuar ata që i perceptojnë si kundërshtarë strategjikë.

Si Ankaraja ashtu edhe Kremlini njoftuan se një takim me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes nga Rusia, Turqia dhe Irani, për të diskutuar hapat e mëtejshëm të të tre aleatëve në Siri, do të zhvillohej ashtu siç ishte planifikuar në Moskë.

Presidenti turk Erdogan i telefonoi Presidentit rus Putin për të diskutuar mbi çështjen e vrasjes së diplomatit rus Andrei Karlov dhe tha më pas se ata kishin rënë dakord se “bashkëpunimi dhe solidariteti ynë për të luftuar terrorizmin duhet të jetë edhe më i fortë”.

Mustafa Akyol, një opinionist turk, tha se Erdogani dhe Putini do të duan që të dy të tregojnë më gisht kundrejt atyre që i perceptojnë si kundërshtarë. “Të dyja palët besojnë një konspiracion perëndimor për t’i vënë kundër njëra-tjetrës”, tha ai.

Analistë të çështjeve diplomatike thanë se asnjëri prej liderëve nuk kishte shkak të dëmtonte marrëveshjen e brishtë të rënë dakord për Sirinë, duke i lejuar secilit të ndiqte synimet e veta në luftë. Turqia ka siguruar që ndërhyrja e saj në Sirinë veriore të mos bënte asgjë për të dobësuar rrethimin në Alepo nga forca ruse dhe pro-Asad. Ndërkohë, besohet gjerësisht se Moska u ka dhënë miratimin e saj ambicieve turke për të marrë qytetin e Sirisë veriore të al-Baba, për të thelluar më shumë qëllimin për të bllokuar konsolidimin e një minishteti kurd, Roxhava, në anën jugore të Turqisë.

“Rusia dhe Turqia i kanë të gjitha motivet për ta menaxhuar krizën. Evakuimi i detyruar i Alepos ndihmon përpjekjet e Rusisë në luftë, ndërsa Turqia ka fituar miratim të heshtur nga rusët për përpjekjet e saj në al-Bab, të cilat kanë për qëllim të dobësojnë ekspansionizmin (zgjerimin) kurd”, tha Aaron Stein, i grupit të ekspertëve të “Atlantic Council”

Ai shtoi se atentati ka të ngjarë t’i bëjë marrëdhëniet dypalëshe edhe më asimetrike (të pabarabarta) sesa janë aktualisht. “Rusia ka pasur gjithmonë avantazhin. Kjo e bën më të fortë”, tha Stein.

Turqia dhe Rusia që të dyja shfaqën pretendime për një konspiracion më të gjerë, mbrapa atentatit të ditës së hënë (19 dhjetor 2016). Kryeministri turk, Binali Yildirim, iu referua “forcave të errëta” në veprim mbrapa vrasësit. Presidenti rus Putin iu referua atentatit të diplomatit rus Karlov si një “provokim” që synonte të prishë marrëdhëniet ruso-turke, duke përdorur një eufemizëm të njëjtë për konspiracion nga armiqtë e huaj të Moskës.

Opinionistë pro qeveritarë në të dyja vende menjëherë hodhën idenë se duhet të ketë duar perëndimorë të padukshme mbrapa vrasjes, duke u bërë jehonë pikëpamjeve konsiparative të botës.

Një senator rus, Frantz Klintsevich, pretendoi se “kishte shumë të ngjarë se përfaqësues të shërbimeve sekrete të huaja të NATO-s ishin mbrapa” vrasjes së diplomatit rus Karlov. Një tjetër senator rus, Alexei Pushkov, fajësoi “histerinë politike dhe mediatike’ të mbjellë nga armiqtë e Rusisë, dhe shkroi në “Twitter” se “çështja kyçe ishte se kush është mbrapa atentatit dhe për rrjedhojë një lufte të padeklaruar ndaj Rusisë”.

Mbështetësit e Presidentit turk Erdogan filluan të transmetonin një teori, sipas të cilës, atentatori ishte një mbështetës i Fetullah Gylen.

Presidenti turk ka fajësuar gylenistët për grushtin e shtetit e të dështuar të ndërmarrë kundra tij në korrik, duke e përdorur pretendimin se një justifikim për të arrestuar dhjetëra mijëra mbështetës të pretenduar të Gylenit në qeveri, ushtri, gjyqësor dhe media. Kërkesa e Turqisë për të ekstraduar Gylenin janë një shkak madhor për fërkimet në marrëdhëniet dypalëshe me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Sinan Ulgen, një ish diplomat turk tashmë pjesë e rrjetit global të paqes “Carnegie Endowment for International Peace” tha se vrasja në Ankara nuk do të shkaktojë të njëjtën krizë në marrëdhënie, si me rastin e rrëzimit të avionit luftarak rus, përgjatë kufirit sirian nëntor të vitit 2015-të.

“Këtë radhë, nuk ka vullnet nga asnjëra anë për përshkallëzime. Nga ana tjetër, deklaratat e para zyrtare priren të shikojnë këtë sulm si një përpjekjet për të prishur afrimin e vazhdueshëm midis Ankarasë dhe Moskës”, the Ulgen

“Por në vazhdim, Moska prapëseprapë do të dojë një hetim të hollësishëm mbi sulmin për të identifikuar fajtorët. Mbetet për t’u parë nëse ky ishte një sulm i një personi të vetëm apo veprimtaria e një qelize xhihadiste më të organizuar, që ka infiltruar forcat e rendit të Turqisë.

Maxim Suhkov, një ekspert i Lindjes së Mesme në Këshillin Rus të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ishte dakord me faktin se nuk ka një arsye politike as në Moskë dhe as në Ankara për të shndërruar vrasjen në një krizë më të gjerë, dhe argumentoi se krahasimet e frikshme me atentatin e Franz Ferdinandit në Sarajevë të një shekulli më para ishin të gabuara.
“Rusia dhe Turqia së fundmi kanë pasur kontakte të konsiderueshme midis instancave të larta ushtarake dhe në nivel politik”, tha Suchov, duke shtuar më tej: Po qarkullojnë paralelizma irrituese me fillimin e Luftës së Parë Botërore, por nëse Presidenti turk Erdogan arrin të kryejë një veprimtari diplomatike të shpejtë dhe të dobishme me Presidentin rus Putin, nuk mund të ketë pasoja serioze për gjendjen e marrëdhënieve dypalëshe… Shumë gjëra janë në lojë aktualisht si për Moskën dhe Ankaranë”.

(Redaktor i Çështjeve të Botës, në “The Guardian”)

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Tahiri pret ish-drejtuesit e Policisë, në nderim të 90-vjetorit të krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

Trump humbet në Gjykatën Supreme, Garda Kombëtare “do t’i shtonte benzinë zjarrit”

December 25, 2025
Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

Shuhet në moshën 60-vjeçare një tjetër aktor i serialit “Friends”, humb luftën me kancerin

December 25, 2025
Përmbytjeve shkatërruese në Los Angeles, shpallet gjendja e emergjencës

Përmbytjeve shkatërruese në Los Angeles, shpallet gjendja e emergjencës

December 25, 2025
Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

December 25, 2025
Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

Tritol bankës në Selanik, shpërthimi i fuqishëm natën dëmton edhe apartamentet dhe bizneset

December 25, 2025
“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

“Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

December 25, 2025
Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

December 25, 2025
Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

December 25, 2025
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

December 25, 2025
Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com