• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Guardia di Finanzia: Në Shqipëri u mboll 8 herë më pak kanabis (Grafikat)

by
13/09/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike që ka ndërmarrë Policia e Shtetit ka sjellë frytet e saj, duke marrë edhe vlerësimin e ndërkombëtarëve. Është Guardia di Finanzia e cila në raportin e saj, ka theksuar se në Shqipëri, që pas aksionit të ndërmarrë në Lazarat vitin e kaluar, është kultivuar 8 herë më pak kanabis krahasuar me vitin 2013.

Sipas raportit të Guardia di Finanzia, të cilën JavaNews.al e disponon, nga fotografimi ajror theksohet se në vitin 2015 sipërfaqja e mbjellë më drogë është 44 hektarë, ndërkohë që për vitin 2013 sipërfaqja me drogë në Shqipëri ishte rreth 323 hektarë tokë të mbjellë me kanabis stativa.

Kjo shifër nënkupton se krahasuar me vitin 2013, në vendin tonë është ulur rreth 8 herë sipërfaqja e tokës së mbjellë me drogë. JavaNews.al publikon edhe grafikat e Guardia di Finanzia ku vihet re se nga fotografimi i fundit i bërë territorit Shqiptar, fshati famëkeq i Lazaratit, epiqendra më e madhe në Europë e kultivimit të kanabis stativës, rezulton të mos ketë të mbjellë asnjë parcelë me drogë në vitin 2015.

download (2)

Po ashtu në grafikat e publikuara thuhet se dhe sipërfaqet me drogë të asgjësuara kanë pësuar rritje të konsiderueshme. Në kohën e qeverisë “Berisha”, parcelat e asgjësuara përbënin vetëm 7% të drogës në rang vendi, ndërsa në këto dy vite të qeverisë “Rama”, numri i parcela të asgjësuara është rritur ndjeshëm duke arritur në 96%.

download (1) download

Sipas policisë italiane, kjo vjen si rezultat i ndërhyrjeve bindëse të Policisë së Shtetit gjatë viteve 2014 dhe 2015. Në këtë periudhë kohe, Lazarati ka dalë përfundimisht nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që harta e kultivuesve është hapur në zona të tjera të vendit, si Dukagjini, Kruja dhe disa zona të Vlorës.

Next Post

Whitney Houston “rikthehet” në skenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com