• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grushti në protestë, Haxhiu: Fituesi më i madh është Sali Berisha

by A R
07/12/2022 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Baton Haxhiu është shprehur gjatë emisionit “Opinion” se goditja me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha është turp. Ai u shpreh se ky lajm është keq për Shqipërinë dhe Sali Berishën, ndërsa turp për truprojat e kreut të selisë blu. Sipas Haxhiut, sigurimi i Berishës ka poshtëruar veten dhe Shqipërinë. Ndër të tjera, Haxhiu tha se fituesi më i madh nga kjo ngjarje është Sali Berisha.

“Nuk komentoj për arsye se flas me logjikën politike ajo që ka ndodhur. Është turp e para e punës. E dyta mënyra si po e interpretojmë lajmin. Nuk po di sot çfarë është lajm, është samiti apo grushti? Meqë po flasim me lajmin e grushtit , i cili është i opozitës, kjo është për keqardhje, është shumë keq për Shqipërinë, është shumë keq për doktor Sali Berishën dhe është turp për truprojat e tij që e poshtëruan Berishën në këtë pikë. E pra punës për ata të cilët pa marrë parasysh karakterin e afërsinë e doktor Berishës me të tjerët sigurimi e ka një detyrë  që gjërat që nuk janë të parashikueshme të ndodhin, ata t’i parandalojnë. E dyta, si është e mundur që një njeri i tillë të hyjë në mesin e njerëzve dhe ta godasë liderin e opozitës. Çështja e sigurisë është e para, pastaj vijnë të tjerat. Pastaj interpretimin politik mund ta bëj deri në mëngjes dhe i kam 10 variante. Fituesi më i madh sot siç po shihet është doktor Sali Berisha. Nga kjo ngjarje, nga ky emision, nga të gjitha ato interpretimet, imazhet, të gjitha ekranet bëjnë doktor Berishën fituesin me ditën kur 44 liderë europianë kanë qenë në Tiranë. Kjo tregon se natyra si e trajtojmë një ngjarje e rikthejmë në krim politik të ditës së sotme. Kjo lidhje me krim politik nuk ka. Kjo është e para pakujdesi ndaj doktor Sali Berishës, e gjithë trupës së tij të bodigardëve. Një lider politik gjatë vendimeve jetësore të tij, krijon armiq, njerëz që nuk e duan, ka kundërshtarë politikë, ka individë që gjithmonë e rrezikojnë. Si është gjendur që truprojat e tij nuk i kanë parasysh këto gjëra, por ia lenë lehtësisë së ngjarjes duke ardhur në pozicion të poshtërojnë Shqipërinë edhe veten”, u shpreh Haxhiu.

/a.r

Next Post
Horoskopi për nesër nga Paolo Fox, e enjte 29 shtator 2022

Horoskopi i Paolo Fox 7 dhjetor 2022: Cilat do të jenë shenjat me fat të ditës së mërkurë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In