• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grushti i vërtetë kundër negociatave

by S M
18/11/2016 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Skënder Minxhozi/

Ishte diçka e pazakontë, të shihje sesi një duartrokitje kortezie ndaj një delegacioni të huaj, të pasohej nga një shpërthim dhune verbale dhe fizike, si ai që pamë të enjten e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Menjëherë pasi drejtuesja e seancës njoftoi se në lozha ndodhej një delegacion i Asamblesë Kombëtare franceze, deputetët e opozitës ju vërsulën ministrit të shëndetësisë, i cili s’po bënte asgjë tjetër, veçse të merrte fjalën në seancë. Beqaj u tentua të qëllohej nga kolegu i tij Paloka dhe kjo solli ndërprerjen e seancës. Natyrisht, edhe largimin e menjëhershëm të miqve të huaj.

Episodi i dhunës ndaj ministrit u lexua politikisht nga shumica. Intepretimi i deputetit Balla se dhuna ndaj Beqajt ka lidhje të drejtpërdrejtë me tentativën për të hedhur në erë normalitetin e seancës, me qëllim që të pengohet hapja e negociatave në dhjetor, mund të jetë një interpretim i sforcuar që i shkon për shtat asaj atmosfere të nxehtë të krijuar nga debatet. Dihet që të enjtet janë momenti i shpërthimit të pakontrolluar të gjuhës dhe muskujve të politikës shqiptare.

Vetëm se në një rrafsh më të gjerë, në aspektin e klimës politike që ka sjellë faza finale e vendimmarrjes për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, duket lehtësisht e lexueshme tendenca e opozitës për t’u bërë më agresive dhe e ashpër në javët e fundit. Sapo mediat nxorrën lajmin se gjatë vizitës së fundit të nëntorit në Gjermani, Kancelarja Merkel do t’i jepte Edi Ramës lajmin e hapjes së negociatave, reagimi i Bashës dhe Berishës ishte: protesta masive, rrëzim i qeverisë! Ky pozicionim u pa edhe në komitetin e përbashkët BE-Shqipëri, ku parlamentarët e opozitës (një pjesë e tyre), dolën hapur kundër rekomandimit për hapjen e negociatave.

Prej javësh opozita ka mprehur gjuhën dhe rënduar kërcënimet. Megjithëse e di që vazhdon të jetë e paaftë për të krijuar gjithë kaosin që premton në letër. Idea është në fakt tjeterkund: po kërkohet të ngulitet në trutë e atyre që lexojnë dhe dëgjojnë, shqiptarë ose të huaj, që ky vend bëhet gati për trazira, e jo për negociata. Ky është faktikisht grushti i vërtetë që po i jepet hapjes së negociatave.

Marrëdhëniet kontraktuale me Europën e Bashkuar kanë qenë gjithnjë një “plaçkë” sherri për politikën shqiptare. Afrimi i zgjedhjeve të vitit të ardhshëm dhe mundësia konkrete e njoftimit të hapjes së negociatave në dhjetor nga Këshilli Europian, kanë nxjerrë në pah llogari të vjetra dhe të reja, të cilat lidhen me destabilizimin dhe rrëzimin e qeverisë.

Bllokimi de facto i reformës nëpër ingranazhet e gjykatave, kërcënimet se me Edi Ramën nuk shkohet në zgjedhje apo fjalët e përhapura për një marrëveshje të re fluide me Metën për një qeveri teknike, përtej dëshirës për të rrëzuar këtë shumicë parlamentare, pasqyrojnë edhe mesazhin e “thartë” që opozita kërkon t’i japë Brukselit: ky vend është në kaos, këtu nuk ka dialog politik por ka vetëm kanabis, nuk ka bashkëpunim mes palëve dhe as vullnet për të rënë dakord për çfarëdo reforme dhe procesi transformues. Me fjalë të varfëra, kjo vazhdon të mbetet një tokë e djegur! Pra, edhe e paintegrueshme në Europën e Bashkuar, ku Merkel, Renzi apo ndonjë tjetër si ata, po planifikojnë të na fusin.

Next Post
Në Stamboll arrestohen 73 akademikë

Në Stamboll arrestohen 73 akademikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com