• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Grushti i dështuar i shtetit ditën e zgjedhjeve, Mali i Zi akuzon serbët dhe rusët

by A R
07/11/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria malazeze akuzoi nacionalistët serbë dhe rusë për organizimin e një grupi kriminal me qëllim rrëzimin e qeverisë së Milo Gjukanoviç në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 16 tetor.

Kryerprokurori special për Krimin e Organizuar, Milivoje Katnic tha në një konferencë të jashtëzakonshme ditën e dielë se provat janë të mjaftueshme dhe se ato sugjerojnë se grupi kriminal është formuar në Rusi, Serbi dhe Malin e Zi.

Sipas tij, qëllimi ishte rrëzimi i Gjukanoviçit, i njohur për kursin e tij properëndimor qeverisës.

“Planifikonin ndërmarrjen e disa sulmeve terroriste për të rrëzuar qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Nuk kemi prova që në këtë grup vetë shteti rus të ketë luajtur ndonjë rol, por dy anëtarë të grupit të arrestuar janë me kombësi ruse”, deklaroi Katnic.

Përmes një videoje prej 3 minutash, prokurorët malazezë bënë publike edhe materialet e sekuestruara. Uniforma, pranga, armë, telefona, mjete të policisë, përfshirë këtu edhe tela me gjemba për të bllokuar rrugët dhe sinjalistika të tjera të përdorura nga forcat e sigurisë si dhe dhjetra armë e bomba. Të gjitha këto ishin pjesë e materialeve që janë bllokuar në cilësinë e provës.

Ditën e zgjedhjeve më 16 tetor, një grup prej 20 shtetasish serbë, përfshirë këtu edhe ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç, u arrestuan me akuzën e planifikimit të grushtit të shtetit raporton tch. Prokuroria malazeze beson se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin planifikonin të merrnin me forcë Parlamentin, të vrisnin kryeministrin Gjukanoviç dhe të sillnin në pushtet opozitën, që është një koalicion prorus.

Hetuesit dyshojnë se grupi ka bashkëpunuar me disa prej politikanëve kryesorë të opozitës, veçanërisht ata të partisë së serbëve. Kjo ka ngjallur reagimin e këtyre të fundit, që akuzuan prokurorinë për fabrikim provash dhe kërkuan prej saj që të publikojë emrat se cilët janë politikanët që kanë bashkëpunuar me grupin në fjalë.

Next Post
Depay largohet nga Manchester në Janar, nisin kontaktet me Romën

Nuk bën pjesë në planet e Mourinhos, Depay kërkohet nga Roma dhe Marseja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In