Një sherr mes një qytetari dhe një punonjësi të një autobusi në Tiranë ka ndodhur pasditen e sotëm në kryeqytet.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në autobusin e linjës së Kombinatit, tek rruga e “Kavajës”, pranë Kishës Katolike, një shtetas udhëtar në këtë autobus është konfliktuar me punonjësit e linjës urbane dhe ka dëmtuar (thyer), xhamin e autobuzit.
Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë pas lajmërimeve të bëra në Nr e emergjencave 112, nga pasagjerët e tjerë të kësaj linje. Në Komisariat është shoqëruar shtetasi M. P., 35 vjeç, banues në Rrëshen, për sqarimin e këtij incidenti./a.m.