Një konfrontim verbal mes një qytetari dhe një polici në qytetin e Prrenjasit ka agravuar në dhunë.
31-vjecari ka goditur me grushte punonjësin e rendit.
Mësohet se shtetasi me inicialet L.LL. e ka goditur policin për shkak të detyrës.
“Më datë 05.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.LL vjeç 31, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se në Përrenjas, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, punonjësin e policisë së rendit. Neni 237 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë. /b.d