• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gruri i mbjellë në Kosovë mbulon vetëm 65 për qind të nevojave

by Java News
02/08/2017 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kultura e grurit nga viti në vit po mbillet më pak. Rendimentet jashtëzakonisht më të ulëta në këtë vit, në krahasim me 2016-ën, tregojnë më së miri interesimin e vogël të fermerëve për të punuar në prodhimin e grurit.Çmimi i ulët për grurin ka ndikuar që fermerët t’i zvogëlojnë sipërfaqet me këtë kulturë.Si faktorë të tjerë konsiderohen edhe acari i muajit janar, që ka penguar vegjetacionin e grurit, si dhe shumë faktorë të tjerë, siç janë: thatësira, plehrat dhe farat jocilësore.

Por, pengesë shihet edhe mungesa e stimulimit dhe subvencionet e vogla, të cilat bujqit i marrin gjithmonë me vonesë.Sipas Tahir Tahirit nga Federata e Sindikatës së Bujqve, Komuna e Vitisë, Vushtrrisë, Gjakovës dhe Drenicës janë vendet të cilat kanë prodhuar më së paku grurë që mbahet mend ndonjëherë.

Ndërkaq, shton se shqetësuese sërish mbetet fakti i blerjes së grurit jocilësor nga Serbia me një çmim tejet të ulët.Në Ministrinë e Bujqësisë, në bazë të të dhënave të para, nga 70 mijë hektarë tokë të mbjella me grurë, apo 14 mijë​ më pak sesa vitin e kaluar, do të sigurohen 280 mijë tonë grurë.

Me këta tonë grurë, sipas zyrtarëve të kësaj Ministrie, do të mbulohet 65 për qind e nevojave të qytetarëve, me kusht që e gjithë kjo sasi të konsumohet brenda vendit.Në fund të javës pritet që Ministria dhe Federata Sindikale e Bujqësisë të dalin me raportet e tyre përfundimtare, pasi t’i mbledhin të gjitha të dhënat e sakta nga terreni.Fushata e korrje- shirjeve, e cila ka nisur në fund të qershorit, ka përfunduar në të gjitha komunat, përveç në atë të Dragashit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Njihuni me qytetet shqiptare ku bëhet më shumë qejf. Bie miti për Gjirokastrën

Njihuni me qytetet shqiptare ku bëhet më shumë qejf. Bie miti për Gjirokastrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com