• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi në Euro 2024/ Duka: Të gjithë shqiptarët duan të jenë në Dortmund ndaj Italisë

by Java News
05/12/2023 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia është një nga rivalët e Kombëtares sonë në “Euro 2024” dhe kjo e ka rritur interesin e mediave “axurre”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “La Politica del pallone” dhe fokusi ishte te përballja me kampionët e Europës në fuqi, Europiani në vetvete, e për të kaluar më pas edhe te ndryshimet e bëra në Shqipëri në infrastrukturë.

“Për ne është një sukses i madh të jemi në “Euro2024”. Ia dolëm shumë mirë në kualifikuese, dolëm të parët në grup. Tani shorti na vendosi kundër Spanjës, Kroacisë dhe Italisë. Me të vërtetë nuk donim të luanim kundër Italisë, pasi siç e thatë edhe ju me Italinë kemi raporte të mira edhe në futboll, jo vetëm në politikë. Shumë të rinj shqiptarë luajnë në Itali, madje nëse nuk e dini luajnë po aq fëmijë shqiptarë sa në Shqipëri”, shprehet fillimisht presidenti Duka, i cili më pas vijoi të fliste për duelin me Italinë.

“Ne kemi marrëdhënie të mira, por do të jemi kundërshtarë, edhe pse vetëm për 90 minuta. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën kundër kampionëve në fuqi të Europës. Ne e dimë forcën e Italisë, të lojtarëve, të skuadrës, por ne dhe ne kemi ardhur këtu pa na dhuruar asgjë askush. Kemi fituar grupin tonë dhe do të bëjmë më të mirën për ta përballuar këtë ndeshje”, shtoi kreu i FSHF-së.

I pyetur, nëse përballja me Italinë është si një finale Botërori për Shqipërinë, Duka shtoi: “Të gjitha ndeshjet në Europian janë të vështira. Lojtarët tanë duhet ta luajnë këtë ndeshje si gjithë të tjerat, sikurse ndaj Polonisë dhe Çekisë në kualifikuese. Duhet ta luajmë përballjen ndaj Italisë si një ndeshje normale. Sigurisht është ndeshje e rëndësishme, pasi nëse bëjmë mirë mund të ecim përpara në Europian.
Nëse jo, duhet të shohim ndeshjet me Kroacinë dhe Spanjën. Të luash përballë kampionëve të Europës është gjë e bukur. Problemi i vetëm është se të gjithë shqiptarët duan bileta për atë ndeshje. Shpresoj që tifozët të krijojnë një atmosferë pozitive, sikurse kemi bërë në miqësoren që kemi zhvilluar Xhenoa”.

POLITIKANËT NË STADIUM – “Kryeministri shqiptar e sigurt që do të vije. Nuk mendoj se do të mungojë ndonjë politikan në ndeshjen kundër Italisë, të gjithë do të vijnë. Kryeministri Rama është tifoz futbolli, tifoz i Kombëtares dhe sigurisht do të jetë në stadium në këtë ndeshje. Meloni nuk e di, shpresoj të vijë”.

RECETA E FITORES – “Të mundesh Italinë është diçka shumë e vështirë, shumë e vështirë, por ne do ta provojmë ta bëjmë. Do e luajmë si një ndeshje normale. Po luajtëm pa presion, do jetë më e lehtë për ne. Italia është një skuadër me eksperiencë, me lojtarë të mirë, janë kampionët në fuqi të Europës, por vuajtën pak në kualifikuese”.

INVESTIMET NË SHQIPËRI – “Infrastruktura në Shqipëri ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Kemi stadiumin në Tiranë, ku keni parë finalen e Conference League. Kemi ndërtuar një qendër stërvitore për Kombëtaren, që i ka të gjitha kushtet, jo aq e madhe sa Koverçiane, por i ka të gjitha brenda për skuadrat kombëtare. Kemi rikonstruktuar edhe katër stadiume të tjera, jo vetëm atë në Tiranë. Aktualisht jemi përzgjedhur për të organizuar edhe kampionatin Europian për Under-17 në vitin 2025. Kemi shfrytëzuar të gjitha burimet, me ndihmën e qeverisë dhe projekteve të FIFA-s dhe UEFA-s. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara”.

GRUPI NË EUROPIAN – “Kemi në grup kampionët e Europës, kampionë bote dhe finalisten e Kupës së Botës. Janë skuadra të forta, nga më të fortat në Europë. Në Europian është e vështirë të gjesh skuadra të dobëta. Janë të gjitha skuadra të forta. Ne mund të jemi nga skuadrat më të dobëta, jemi për të dytën herë në Europian. Siç e thashë në fillim, as ne nuk na ka dhuruar kush gjë. Kemi ardhur këtu me punën që kanë bërë lojtarët, me rezultatet e marra në grup. Do mundohemi të bëjmë më të mirën. Do tentojmë të kalojmë grupin, nëse nuk ia dalim do jemi të lumtur me pjesëmarrjen”.

PARASHIKIMI PËR EUROPIANIN – “Europianin e fiton Shqipëria (qesh). Nëse ndodh, e gjithë Shqipëria do të vijë në Gjermani për të parë finalen. Tani të flasim seriozisht, skuadrat më të forta janë ato të vazos së parë, Anglia, Franca, Portugalia. Gjithsesi në turne të tillë ka specifika të ndryshme dhe kurrë nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Mund ta fitojë edhe Italia, siç bëri në vitin 2021. Për mua favoritët janë Franca, Anglia e Italia”, përfundoi Duka intervistën.

/f.s

Next Post
Vetëdeklarimi i policëve që kanë përdorur ‘Sky’ dhe Encro Chat’, zv.ministri: Procesi përfundon më 15 janar

Vetëdeklarimi i policëve që kanë përdorur ‘Sky’ dhe Encro Chat’, zv.ministri: Procesi përfundon më 15 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

October 21, 2026
Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

October 21, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In