• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi i zjarrit

by Artur Ajazi
14/06/2024 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Dogjën goma, hodhën molotovë, tym e flakë qendra e Tiranës, smog dhe ndotje alarmante, dhe sërish kërkonin nga Policia e Shtetit “mos provokoni qytetarët paqësorë, mos u merrni me qytetarët por me Erion Veliajn, mos  ushtroni dhunë sepse do të merremi me ju personalisht”. Dhe plot e plot, kërcënime të tilla. Protestë apo grupim dhune. Parti politike, apo grupi-zjarrit. Duhet ndarë kjo padyshim, pasi nuk ka mbetur asnjë dilemë tjetër. Për çdo akuzë, e dinë derën e organeve të hetimit dhe gjykimit, por duan tym, flakë zjarr, policë të lënduar, sherre dhe fjalor banal. A thua kjo është “protestë paqësore”?

A thua kjo është partia që kërkon të vijë në pushtet me zjarrvënës, profesionistë molotovësh, apo dhe dhunues institucionesh ? PD, duket se është kthyer në “grupi –zjarrit”. Zjarr në Parlament, zjarr në bashki, zjarr në bulevarde, zjarr në institucione, zjarr në qytete dhe fshatra. A thua se, kjo është e vetmja rrugë që kanë zgjedhur demokratikasit, për t’ju imponuar Ramës, Veliajt, apo dhe nderkombëtarëve ?

Ato që kanë ngodhur deri sot, e konfirmojnë plotësisht një humbje të re të PD-së në zgjedhjet e reja të 2025. Dhe kjo për 1001 arsye, por më kryesorja mbetet se, ata kanë mbetur po ata, që ishin në 1992, 1996, 1997, 1998, 2001, 2005 dhe 2013. Nuk kanë ndryshuar as lidership, as mentalitet, as ide dhe programe politike. Nuk kanë ndryshuar asgjë, edhe pse e kanë pësuar me humbje seriale zgjedhjesh. Të dalësh mes Parlamentit, mes Tiranës, dhe të ndezësh zjarre, tymuese, të hedhësh molotovë, të dhunosh institucionet dhe uniformat e shtetit, është e pafalshme. Dhe shqiptarët, nuk harrojnë kollaj.

Ata të ndëshkojnë me votë, me distancim, me heshtje, dhe me bashkim rreth asaj partie dhe atij lideri, që punon, nderton, dhe mendon të bëjë më të mirën për vendin dhe popullin. Tymi, zjarri, flakadanët, dhuna verbale dhe fizike, aktet e tjera antiligjore, janë pjesë e partive marksiste-leniniste, kurse rruga e vetme e partive demokratike në një sistem demokratik, mbetet vota e lirë. Gjithçka ndryshon me votë në demokraci, dhe me vullnet të lirë. Ti imponosh një qeverie, një kryeministri, një kryetari bashkie, apo një kryeprokurori, të largohet sepse “kështu duam ne të opozitës”, është njëlloj, sikur të ringjallet edhe njëherë  Revolucioni bolshevik dhe “Lenini në Tetor”.

Next Post
Vendimi për Belerin, mediat greke: Misioni u realizua, marrëdhënie të ngrira pas “gjyqit të parodisë”

Seanca në Apel, Beleri: Ndërgjegjen e kam të qetë, jam arrestuar me dëshirën e kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In