• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Grupi i të rinjve nga Pisa në Kepin e Rodonit/ Rama poston VIDEO të turistëve të huaj në Durrës

by Java News
30/08/2022 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë vit ka pasur rritje të pushuesve të huaj në Shqipëri, gjë që kryeministri Rama e shfaq me postime të shpeshta në rrjete sociale. Në Facebook, këtë herë kryeministri Rama postoi një video me pushues në plazhet e Durrësit.

“Sezoni veror në bregdetin shqiptar vijon me fluks të lartë turistësh të cilët kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Durrësit, nga Plazhi i Madh, në Currila, në Kallm e Gjirin e Lalzit, ku kanë gjetur më të mirën që mund të kërkojë një turist; nga çmimet e lira, te qetësia, pastërtia dhe shërbimi cilësor. E konfirmuar edhe nga vetë turistët e huaj siç është dhe grupi i të rinjve italianë ???????? nga Pisa, që prej katër vitesh pushojnë këtu: Shqipëria çdo vit ofron gjëra të reja”, shkroi Rama.

Në videon e postuar në faqen e kryeministrit, një grup të rinjsh nga Pisa e Italisë shfaqin mbresat që kanë për Shqipërinë.

“Kemi ardhur nga Pisa dhe jemi në Kepin e Rodonit, për të vizituar këtë vend shumë të bukur që ofron kulturë, ushqim të mirë, njerëz të mirë, resorte të mira dhe det të bukur. Kemi katër vite që vijmë dhe Shqipëria na ofron gjithmonë gjëra të reja, është një vend në zhvillim”, tha pushuesja nga Pisa.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, rezulton se 1 milion e 403 mijë e 333 shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë vetëm gjatë muajit korrik, ku  rreth 1. 3 milionë shtetas kanë deklaruar se qëllimi i ardhjes në Shqipëri është turizmi, duke përbërë kështu  97% të vizitorëve që kanë ardhur në vendin tonë gjatë korrikut. Numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend gjatë pikut të sezonit turistik është 21.1 % më i lartë se një vit më parë.

Next Post
Momente tmerri në Florida/ VIDEO kur demi çan rrethimin dhe sulmon turmën

Momente tmerri në Florida/ VIDEO kur demi çan rrethimin dhe sulmon turmën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com