• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

by E S
02/04/2026 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan i janë kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se Kongresi amerikan nuk do të lejojë tërheqjen e Uashingtonit nga aleanca ushtarake perëndimore.

Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe ai republikan, Thom Tillis, thanë se NATO-ja është aleanca “më e fuqishme dhe më e suksesshme” në histori, duke argumentuar se promovon stabilitet ekonomik si dhe mbron raportet e rëndësishme tregtare.

Shaheen dhe Tillis thanë se aleatët e NATO-s gjithmonë janë ngritur në këmbë në kohë të kërcënimeve, duke theksuar se “qytetarët tanë e dinë se NATO-ja i bënë amerikanët më të sigurt”.

“Le të jemi të qartë, Kongresi nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga NATO-ja. Një projektligj dypartiak që ishte hartuar nga atëbotë senatori [tani sekretari amerikan i Shtetit, Marco] Rubio, që u shndërrua në ligj parandalon çdo president që në mënyrë të njëanshme të ndërmarrë një vendim të tillë. Në vend të kësaj, ligji qartësisht thotë se vetëm Kongresi mund ta autorizojë presidentin që ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja. Kjo nuk do të ndodhë. Kongresi dhe populli amerikan e dinë se ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku me aleatët”, thanë dy senatorët përmes një deklarate.

Një ditë më parë, udhëheqësi amerikan i tha agjencisë Reuters se po e shqyrton tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja, për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për synimet amerikane në Iran.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt dhe udhëheqësi amerikan ka paralajmëruar se lufta mund të përmbyllet për dy apo tre javë.

Presidenti Trump po ashtu më 1 prill në një intervistë për Telegraph e cilësoi NATO-n si “tigër prej letre”, duke paralajmëruar se po shqyrtonte largimin nga aleanca.

Shaheen dhe Tillis kujtuan po ashtu se NATO-ja e ndihmoi SHBA-në pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe se “mijëra luftëtarë vdiqën duke luftuar së bashku me trupat tanë në Afganistan”.

Ndërkaq, reagime për këtë çështje pati edhe nga dy senatorë të tjerë amerikanë, demokrati Chris Coons dhe republikani Mitch McConnell. Ata riafirmuan mbështetjen për NATO-n pas kërcënimeve të Trumpit për tërheqje.

Edhe Coons dhe McConnell vlerësuan se NATO-ja është aleanca më e suksesshme ushtarake në histori.

“Amerikanët janë më të sigurt kur NATO-ja është e fortë dhe e bashkuar”, thanë ata përmes një deklarate.

Çdo vendim zyrtar për tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja kërkon mbështetjen e dy të tretave në Senat.

Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë vënë në pikëpyetje vlerën e aleancës nëse SHBA-ja nuk mund të përdorë lirshëm bazat në shtetet e aleatëve për të mbrojtur interesat e saj.

Raportimet e mediave këtë javë pretenduan se Spanja dhe Italia – anëtare të NATO-s – kishin refuzuar që të jepnin leje që aeroplanët ushtarakë amerikanë të përdornin bazat e tyre ajrore për operacione ushtarake në Iran./Rel/

Next Post
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In