Komisioni i Sigurisë zhvilloi sot seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrmit të Parave. Ai paraqiti para deputetëve raportin vjetor të këtij isntitucioni.
Gjatë diskutimeve nuk munguan as ironitë nga deputetët e opozitës. Ervin Salianji, deputet i PD, deklaroi se grupi i PS “vlen më shumë se Reali i Madridit”, referuar pronave të ligjvënësve të shumicës.
“Si ka mundësi që grupi parlamentar socialist vlen më shumë se Reali i Madridit. Sipas llogaritjeve që kam bërë unë, duke parë pasuritë e deklaruara rezulton se vlejnë më shumë se Reali”, u shpreh Salianji./a.m.