• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupi i PS mblidhet në Elbasan, burime: Regjistrimi për votën e diasporës do të nisë në Janar

by A R
13/09/2024 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i regjistrimit të gjithë emigrantëve që duan të votojnë në 2025, do të nisë në Janar dhe do të mbarojë në Mars. Lajmi ju dha socialistëve nga kryetari i grupit parlamentar në takimin informal që zhvilluan këtë të premte në Elbasan. Niko Peleshi ka kërkuar të angazhohen për të informuar sa më shumë shqiptarë që jetojnë jashtë që të regjistrohen në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Kjo ishte vetëm një nga çështjet e diskutuara në takimin e socialistëve në këtë resort në Labinot, që 8 muaj para zgjedhjeve parlamentare kanë gjetur një format jo fort të zakonshëm për të diskutuar mbi organizimin dhe komunikimin në fushatë, por dhe për rolin që ka parlamenti në përafrimin e legjislacionit dhe afrimin e standardeve.

Kryenegociatorja ka synime të qarta që i ka ndarë me deputetët në këtë takim se kur do të mbahen Konferencat Ndërqeveritare. Ndërkohë që ende nuk është zhvilluar Konferenca e Dytë që çel zyrtarisht kapitujt e negocimit me Bashkimin Europian për shkak të vetos greke, ministrja Majlinda Dhuka siç mëson Tv Klan i ka thënë deputetëve se synimi është që Konferenca e Tretë të mbahet në Dhjetor 2024, e katërta në Mars 2025 dhe konferenca e pestë në Dhjetor të vitit të ardhshëm.

Çështje të tjera që kanë marrë vëmendjen e deputeteve, reformat e qeverisë, ajo antikorrupsion dhe ajo e dizinformimit si dhe nisma më e re, transparenca. Kanë folur për mundësitë që kanë për të afruar pas vetes elektoratin gri që pranojnë se është rritur, kanë bërë analizën e 3 mandateve qeverisës dhe padyshim një pikë e rëndësishme në këtë fushatë sesi do të komunikohet me elektoratin në këto zgjedhje. Porosia për deputetët e njerëzve të ngarkuar nga Edi Rama për komunikimin, është të mos neglizhohet asnjë kanal informimi qofshin mediat tradicionale, emisione politike në çdo media dhe ajo më e rëndësishmja media sociale përfshirë Tik Tok-un.

Kryeministri iu bashkua takimit informal të deputetëve, me të njëjtin format si ai i qeverisë zhvilluar 2 javë më parë në Dajt, vetëm për të dëgjuar konkluzionet e fundit dhe për të drekuar me 74 deputetët e tij ndoshta për herë të fundit të gjithë bashkë, pasi përbërja e grupit parlamentar pas zgjedhjeve te 2025 s’do të jetë më e njëjta.

/a.r

Next Post
Tensione të reja! Parullat në serbisht: “Ju presim në Veri…”!

Tensione të reja! Parullat në serbisht: “Ju presim në Veri…”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar u shndërrua në realitet politik

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com