• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Grupi i Kumanovës u spiunua nga anëtarët e BDI?

by Java News
21/09/2015 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Gazetari Zoran Bozhinovski, i cili në portalin e tij “Bure vesnik” publikon informacione sekrete dhe biseda të përgjuara, ka publiku edhe një informacion se kush ka tradhtuar grupin e Kumanovës, në “Lagjen e Trimave”, transmeton Almakos. Bozhinovski thotë se informacionet i ka siguruar nga disa të punësuar në polici, kurse në mesin e atyre që kanë tradhtuar grupin e Kumanovës, të gjithë janë nga dega e BDI-së në Çair. Disa prej tyre janë avancuar në poste për shkak të kontributit që kanë dhënë duke tradhtuar Grupin e Kumanovës.

“Arif Hasani, zëvendësdrejtor aktual në MPB, pozitë në të cilën është emëruar nga ministri Mitko Çavkov, pikërisht për meritat në dhënien e informatave për lëvizjen e grupit nga Kosova dhe një informatori të infiltruar brenda grupit. Mirëpo informatori ka luajtur rol të dyfishtë, ka manipuluar me informatat dhe u ka dhënë gjurmë të rrejshme shërbimeve. Ai drejtpërdrejt mban përgjegjësi për policët e vrarë dhe të lënduar. Para dhjetë ditëve, në shtëpinë e tij është vendosur mjet eksplodues kurse kjo informatë është fshehur prej opinionit dhe është bë presion ndaj mediumeve që kjo të mos publikohet.

Mariçe Markova(e njohur në MPB për mbajtjen e fotografisë të Sasho Mihajllokvit në murin e zyrës së saj, inspektor kryesore në sektorin për mbikëqyrje kufitare. Ajo nuk është interesuar aspak për sigurinë e shteti dhe qytetarëve, por vetëm kriminaliteti i tyre dhe reketi që u sjell fitime të mëdha personale. Poashtu ka përgjegjësi edhe Mehmet Halimi, inspektor në Sever, i cili i ka keqpërdor pozitat që i ka në qeveri vëllai i vet Ejup Halimi, i punësuar në sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes kornizë. Ejup Halimi është njoftur shum mirë dhe ka bashkëpunuar me udhëheqësit e grupit në Lagjen e trimave dhe ju ka dhënë informata të dozuara dhe të balancuara për të arritur efekt të dyanshëm, t’i fusë që ta kryejnë sulmin, por edhe ta dijë se kur do të bëhet sulmi, sa do të jenë dhe ku do të lëvizin. Këto informacione ju kanë dashur për interesat e BDI-së, të manipulohet me to në opinion, që të tërhiqet vëmendja nga bombat shkatërruese të Zaevit.

Informatat prej Ejup Halimit i janë dashur BDI-së edhe për neutralizim të grupit, që ka qenë e rrezikshme dhe e dëmshme për interesat e BDI-së në Çair për shkak të raporteve të këqija me Beqir Hasanin. Inspektori Memet dhe vëllai i tij Ejup Halimi janë kushërinj me Beqir Hasanin dhe prej atij kanë marrë instruksione se si të sillen në këtë rast. Mbi të gjithë ata është ministri Çavkov, i cili i ka lejuar të manipulojnëme MPB, kurse në fund ju ka paguar edhe shpërblime të majme nga buxheti.

Next Post

Sa i kushtoi Bleonës fustani që e veshi në Miss Universe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com