• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Grupi do na çojë para”/ Cikalleshi: Islanda është fizike, Izraeli ekip teknik

by Java News
30/05/2022 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi theksoi sot se fati më i madh i përfaqësues shqiptare për ndeshjet e Nations League është mungesa e Rusisë.

Në konferencën e dhënë për mediat, 31-vjeçari deklaroi se djemtë “kuqezi’ do e bëjnë diferencën vetëm si një grup i tërë, pa diferenca në reparte.

Cikalleshi zbuloi ndër të tjera edhe diferencat mes Islandës dhe Izraelit dhe shtoi se kundërshtari i parë ka më shumë forcë fizike se taktikë.

Si po ecën grumbullimi? “Jemi në fund kampionati, por këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar në stërvitje. Gjithçka po shkon shumë mirë, sipas planit, edhe pse na ndajnë edhe shumë ditë nga ndeshja e parë, shpresoj të mos kemi dëmtime.”

Grupi ku bëni pjesë është më i thjeshtë pa Rusinë? “Është një grup ku ne do të kërkojmë dhe tentojmë më të mirën, por duhet të kemi parasysh që do kemi dy ekipe që nuk mund të them me shumë diferencë nga ne. Kemi fat që Rusia nuk do jetë pjesë e grupit. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e parë, pasi fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda është një ekip shumë i fortë fizikisht, por besoj se mund t’ja dalim. Duke korrigjuar gabimet besoj se do kemi mundësinë t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.”

Sulmi, pjesa më e fortë e Kombëtares: “Për sulmuesit është shumë e rëndësishme të shënojnë në ekipet e tyre, sepse vjen në Kombëtare më i motivuar, por për të arritur rezultate pozitive ne duhet të bëjmë mirë si grup i tërë, vetëm kështu mund të bëjmë diferencën. Kemi një mbrojtje të qëndrueshme, një mesfushë të mirë si dhe sulmin. Por siç e thash grupi është ajo që do na çojë përpara.”

Islanda apo Izraeli, kush është kundërshtar më i vështirë? “Janë dy kundërshtarë të ndryshëm. Islanda është më shumë fizike, kemi pasur dy ndeshje vitet e fundit me të, humbëm një në Island dhe fituam një brenda, atje do jetë një përballje fizike. Ndërsa Izraeli është ekip më shumë teknik. Kam luajtur me Izraelin, nuk bënin diferencë të madhe edhe pse atë kohë ishin më mirë seç janë sot, por nuk duhet t’i nënvlerësojmë. Megjithatë ndeshja e parë është më e rëndësishmja dhe nëse marrim rezultat pozitiv mund të tentojmë vendin e parë.”

E ardhmja: “Unë firmosa kontratën e re me Konyasporin, pata një vlerësim nga klubi dhe i falenderoj. Jam i kënaqur me karrierën time, kam pasur një rritje dy vitet e fundit. Jam shumë mirë atje, kemi bërë punë të mirë u renditëm në vend të tretë dhe jemi në Conference League. Klubi ka plan për të vazhduar rritjen, besoj se do jem pjesë e Konyaspor edhe për disa kohë dhe jam i lumtur.” 

Next Post
Lufta në Ukrainë/ SHBA do të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi në Kiev

Një fushëbetejë e madhe/ Ukraina gati të marrë super raketat amerikane. Reagon Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com