• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grupet në WhatsApp, kriminale/ Lajthit PD, padi me thashetheme dhe pa prova

by
14/05/2021 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS, 9 dosje në dukje voluminoze për shkeljet e pretenduara elektorale në 9 qarqe të vendit, konkretisht për Kukësin, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën.

Këto dosje, të cilat PD i paraqiti si të rënda sa u përket provave, po rezultojnë të mbushura me fletë-rrufe, me gafa, pa prova, me thashetheme dhe vetëm me deklarata politike.

Me letra paçavure në sasi të madhe, PD kërkon të ripërsërisë zgjedhjet në 9 qarqe.

Të ashtuquajtura padi, janë qesharake, të shkruara shkel e shko, sa për të kaluar radhën, mbi baza thashethemesh.

Fakt për PD  janë ato çfarë thuhen lart e poshtë dhe jo provat që mund të jenë me figurë, me zë apo dhe denoncime konkrete.

Se si tallet PD  e tregojnë edhe disa pjesë të padive që CNA.al ka siguruar dhe do të sjellë më poshtë.

Pjesë nga një padi për qarkun e Fierit

Në një padi në dosjen e Fierit dhe konkretisht për zonën e Frakullës, nuk paraqitet asnjë provë konkrete, për më tepër PD duket se nuk ka qenë në dijeni as në lidhje me kufizimin e orareve në kuadër të masave anti-covid.

Përgjatë fushatës elektorale, orari i kufizimit, ishte nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22.00 të mbrëmjes, por PD edhe pse nuk respektonte masat  anti-covid në takimet e saj, orarin e mbylljes e ka pasur në orën 20.00.

“Qemal Hasani, drejtues i bordit të fushatës elektorale të Partisë Socialiste dhe Sekretar i Grup Seksionit të Partisë Socialiste në zonës e Frakullës zhvillon aktivitet të kundraligjshëm, duke shkelur disa akte ligjore e nën ligjore.

Ky shtetas në kundërshtim me aktin normativ për kufizimin e lëvizjes në lidhje me pandeminë lëviz në orët e vona të natës pas orës 20.00 dhe zhvillon takime me familjet e evidentuara prej tij si votues të Partisë Socialiste, të cilët kanë shfaqur dëshiren e tyre, për të mos votuar më Partinë Socialiste.

LEXO EDHE:  Kryetari shpall “vdekjen” e Partisë Demokratike

Ky shtetas i kërcënon këta shtetas që të vazhdojnë të votojnë Partinë Socialiste, pasi në rast të kundërt ndaj tyre, do të merren masa nga organet shtetërore si largim nga puna për personat e punësuar në administratë, heqjen e subvencioneve dhe përfitimeve të marra prej fshatarëve në bazë të ligjit apo vendosjen e gjobave prej organeve të rendit e tatimore peë personat e vetëpunësuar.

Ky shtetas shpërndan para në këmbim të premtimit për votimin për Partinë Socialiste në familjet në nevojë të zonës së Frakullës e më gjërë. Ne shprehim gjithë besimin se institucioni juaj, do të veprojë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurim, dhe e presim me vëmendje maksimale dhënien rruge të këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse”, thuhet në një pjesë të padisë për Qarkun e Fierit.

Pra, sipas fjalëve që PD ka dëgjuar lart e poshtë, zgjedhjet duhet të dalin të pavlefshme, pasi drejtuesi i  strukturave të PS, në Frakull, Qemal Hasani ka dalë pas orën 20 të mbrëmjes, edhe pse nuk ka shkelur asnjë akt normativ.

PD quan vepër penal, grupet në WhatsApp

Nuk kanë ndaluar çmenduritë e PD-së me të ashtuquajtura padi. Ata shkojnë deri aty saqë konsiderojnë si provë dhe quajnë vepër penale, grupet e hapura në WhatsApp, të punonjësve të Bashkisë së Kuçocës.

“Sipas informacioneve të publikuara ne media, punonjësit e Bashkise së Kuçovës janë futur në një grup-chat ne rrjetin ËhatsApp, me qëllim që  këta të fundit të udhëzohen për të bërë like, komente dhe share të postimeve të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, me qëllim rritjen e dukshmërisë së faqes së tij dhe përhapjen në mënyrë masive të postimeve me qëllime propagandistike”, thuhet në padi dhe që konsiderohet si prova numër 17./CNA.al

/ b.h

Next Post
Kryemadhi entuziaste nga takimi në Lushnjë: Fitorja është afër, ndryshimi do të realizohet në kutinë e votimit

10 arsye përse dështoi në zgjedhje LSI-ja e Monikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

February 17, 2026
SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

February 17, 2026
Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

February 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Nuk ka më pezullime ministrash!/ Beqiri: Kushtetuesja u pozicionua politikisht

February 17, 2026
Për 1 vit pandemi, shqiptarët kursyen në banka 740 milionë $

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

February 17, 2026
Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

Rama uron Kosovën për Pavarësinë: Katër pengjet në ferrin e (pa)drejtësisë në Hagë…

February 17, 2026
Moti/ Fundjava nis me vranësira, ja parashikimi

Mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

February 17, 2026
Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

Kosova feston sot 18-vjetorin e Pavarësisë! Nga ngritja e flamurit te seanca solemne, agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In