• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Grupe kriminelësh në Greqi, jo ministra të krishterë…”, Marrëveshja e fshehtë shqiptaro-turke e 1922-it

by A R
02/07/2018 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jordan Jorgji*

Në nëntor të vitit të kaluar doli në Greqi libri mbi marrëdhëniet greko-shqiptare me titull “Greqia dhe Shqipëria: ecje drejt së ardhmes apo kthim në të kaluarën?”, nën kujdesin e ish Ambasadorit Grek në Tiranë Alexandros Mallias. Një nga bashkë-autorët e librit është Alekos K. Papadopoulos, ish – ministër i PASOK-ut në disa poste të qeverisë greke. Në shkrimin e tij me temë “Të kuptosh Shqipërinë sot” (fq. 115-202) autori citon një marrëveshje të fshehtë të lidhur në Nëntor të vitit 1922 midis deputetit të parlamentit shqiptar e ish kryeministër Sulejman Delvinës dhe përfaqësuesit të Asamblesë Kombëtare Turke, Kolonelit Yusuf Kemal.

Informacioni mbi marrëveshjen vjen nga teksti i dërguar në atë periudhë në gjuhën greke drejt Shtabit të Përgjithshëm të Marinës në Athinë. Dokumenti ruhet akoma në këtë institucion. Është fjala për periudhën e Luftës Turke të Pavarësisë (Turkish War of Independence), ku qeveria nacionalistëve përgatitej për themelimin e republikës së Turqisë moderne.

Në djeninë time kjo marrëveshje e fshehtë nuk është gjerësisht e njohur nga historiografia shqiptare. Në të vihet re impakti gjeostrategjik që kishte në atë periudhë (dis)balanca fetare në Shqipëri. Interesant është fakti se në një nga pikat e marrëveshjes dy palët bien dakord të privojnë nga pozicioni i ministrit të jashtëm e atij të brendshëm Shqiptarë të besimit të krishterë, ndërkohë që shprehet gjithashtu nevoja e bashkë-koordinimit në zgjedhjen e një pasuesi Mysliman në postin e Vilhelm Wied. Ky i fundit kishte braktisur Shqipërinë me fillimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914. Për vetë interesin që shpreh kjo marrëveshje e fshehtë në drejtim të kërkuesve Shqiptarë – duke marrë gjithmonë të mirëqenë faktin e vërtetësisë së informacionit të ruhet në Sh.P.M Greke – po paraqesim të përkthyer në gjuhën shqipe dymbëdhjetë pikat e kësaj marrëveshjeje.

1.Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë do të kujdeset moralisht dhe materialisht që Shqipëria të realizojë qëllimet e saj kombëtare.

2.Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pranon që nëpunësit civilë e ata ushtarakë me origjinë shqiptare që banojnë në shtetin turk të shërbejnë pranë Qeverisë Shqiptare.

3.Qeveria Shqiptare merr përsipër të përgatisë brenda vitit ose më parë trupa ushtarake të organizuara në tri divizione.

4.Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të qeverisë së Ankarasë merr përsipër të dërgojë mision ushtarak me qëllim trajnimin e trupës së mësipërme.

5.Qeveria e Shqipërisë merr përsipër që nga tri divizionet, një të vendoset pranë kufirit me Serbinë, tjetra pranë kufirit me Greqinë dhe divizioni i tretë do të ketë qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë së brendshme.

6.Qeveria Shqiptare ka detyrë të organizojë grup kriminelësh dhe ta dërgojë atë brenda territorit grek.

7.Meqenëse 2/3 e Shqiptarëve janë të besimit Mysliman dhe 90% e Parlamentit janë gjithashtu deputetë myslimanë, Shqipëria ka detyrë të mos emërojë në asnjë mënyrë të Krishterë në postet e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Brendshëm, si dhe njëkohësisht do të kujdeset për vendosjen graduale të myslimanëve në rajone me shumicë greke të popullsisë.

8.Në Asamblenë e ardhshme do të vendoset çështja e regjimit politik në përputhje me sovranitetin popullor.

9.Në rast të mungesës së sovranitetit popullor, të shkohet drejt referendumit (në zgjedhjen e një Princi mysliman) dhe për këtë qëllim duhet të bëhen përpjekjet e duhura nga ana e deputetëve myslimanë dhe e popullsisë myslimane.

10.Qeveria shqiptare do të kujdeset që tregtia të përqendrohet në duart e myslimanëve dhe për këtë qëllim të miratohen ligje të veçanta.

11.Pas arritjes së paqes dhe përfundimit të një pakti të përbashkët midis dy shteteve do të caktohet një komision i cili të përfundojë marrëveshjet specifike me karakter konsullor e tregtar.

12.Përveç pikës 6, të tjerat do të zbatohen menjëherë pas arritjes së paqes.

Në emër të Shqipërisë, deputeti i Delvinës, ish- kryeministër, Sulejman Fehmi.

Ish- ministri i Luftës, Kolonel Selahudin.

Në emër të Qeverisë së Ankarasë, këshilltari i Çështjeve të Jashtme, Yusuf Kemal,

Kolonel i Shtabit “Samau”.

*Universiteti “Fan Noli”, Korçë (Respublica)

Next Post
Botërori/ Historia favorizon Brazilin ndaj Meksikës, Belgjika luan për fitore

Botërori/ Historia favorizon Brazilin ndaj Meksikës, Belgjika luan për fitore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD e paditën për mospërmbushje të cilësive të një ministri, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes për ministren ‘Diella’

Deputetët e PD e paditën për mospërmbushje të cilësive të një ministri, Kushtetuesja mbyll shqyrtimin e çështjes për ministren ‘Diella’

May 26, 2026
Kos: Mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n, pastaj bashkë me Ramën do i ngjitem…

Kos: Mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në 2027-n, pastaj bashkë me Ramën do i ngjitem…

May 26, 2026
‘Agapi mou’ e ‘Yubim te’, Rama e nis me batuta fjalimin në Konferencën Ndërqeveritare, Kos ia kthen me puthje

‘Agapi mou’ e ‘Yubim te’, Rama e nis me batuta fjalimin në Konferencën Ndërqeveritare, Kos ia kthen me puthje

May 26, 2026
Ambasadori i Gjermanisë: Shqipëria është pjesë e familjes evropiane, mbështesim fuqimisht anëtarësimin e saj në BE

Ambasadori i Gjermanisë: Shqipëria është pjesë e familjes evropiane, mbështesim fuqimisht anëtarësimin e saj në BE

May 26, 2026
Bashkimi Evropian mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

Bashkimi Evropian mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

May 26, 2026

Një kurth mizor i Edi Ramës për opozitën

May 26, 2026
Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

May 26, 2026
“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca PS-opozitë

“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca PS-opozitë

May 26, 2026
“Projekte konkrete në fusha strategjike”, Hoxha takim me ministrin francez: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

“Projekte konkrete në fusha strategjike”, Hoxha takim me ministrin francez: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

May 26, 2026
Gjyqi për privatizimin e ‘Buka’, ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

Gjyqi për privatizimin e ‘Buka’, ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In