• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grumbulluan mbi 500 mln $/ Cilat ishin firmat piramidale dhe si u përdorën politikisht. Berisha garantonte shqiptarët se paratë ishin të pastra

by Java News
04/11/2021 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në janar të 1996, të dhënat e kohës tregojnë që veprimtaria e firmave piramidale ishte e vakët. Ishin grumbulluar 150 mln dollar në tërësi. Nga janari në 1996-në maj u grumbulluan edhe 400 mln të tjerë dollar dhe kulmi i tyre arriti vetëm në tetor 1996 ku interesat e firmave të caktuara arrinin deri në 150%.

“Kam parasysh thënien e një përfaqësuesi të Bankës Botërore në 1997 kur thoshte se Tirana vinte erë gjak. Fshatarët therrnin bagëtinë, e çonin për mish dhe lekët i shpinin te firmat. Gjithë këtë periudhë të sistemit zgjedhor, u përdorën shumë nga qeveria e asaj kohe për të realizuar objektivin dhe programin për të fituar zgjedhjet.Në kulmin e tyre është epakonceptueshme, Vefa 1996, ish kryeministri, ish kryetari I kuvendit dhe marrin medalje për 5 vjetorin kur ato kishin marrë fund. Vinte era e qelbur e këtyre skemave piramidale. Organizohej Miss Bota dhe shkonte gjithë kabineti qeveritar, organizohej me paratë e Gjallicës. Nuk dëgjoi rekomandimet e FMN-së dhe BB” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)

“Sa kohë që kompromentohen interesat ekonomike të pjesës më të madhe të popullsisë, duhet të jemi tepër të kujdesshëm se si duhet ta trajtojmë” u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie

Në prag të zgjedhjeve të 1996 ish presidenti i asokohe Sali Berisha do të garantonte se paratë e shqiptarëve ishin të pastra.

“Më 1996 u shpall falimenti çka çoi më pas në revolta popullore dhe protesta, në krizën më të madhe politike që iu bashkua krizës së 1996 dhe dihet se si u menaxhua kjo krizë dhe çfarë pasojash solli më tej derisa u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme” u shpreh Skënder Gjinushi, ish politikan

Në fakt menjëherë pasi shpalli publikisht falimentin firma Sudja në 15 janar 1997, në kulmin e aktivitetit të saj, nisën protestat.

“Ato u përdorën politikisht sepse në pamje të parë lehtësonin probleme sociale, nxisnin parazitizmin, kështu që ulnin pakënaqësitë në kuptimin social. Ata që depozituan paratë në këto firma një ditë u gdhinë pa para dhe të tjerë mikionerë. U bënë shumë transaksione të dyshimta. Paraja nuk avullon, kur humbet dikush, janë disa të tjerë që kanë fituar. Ishte vjedhje, marrje në mënyrë të paligjshme të parasë së tjetrit” u shpreh Skënder Gjinushi, ish politikan.

Top Story/ Si u përdorën politikisht firmat piramidale?

Po kush ishin ata që përmes të ashtuquajturave firmave piramidale mashtruan, vodhën dhe robëruan shqiptarët?

Referuar të dhënave të kohës, në Shqipëri operuan në ato vite gati 25 shoqëri tregtare dhe fondacone, por mendohet të kenë qenë gati 40 duke përfshirë edhe firmat e vogla lokale.

Firmat e parë kanë qenë Vefa dhe Sudja. Kjo e fundit lindur si një llotari në një fabrikë këpucësh.

VEFA Holding ishte firma kryesore piramidale. Ajo u krijua në vitin 29 mars 1993 nga Vehbi Alimuça dhe u shtri në gjithë vendin. VEFA investoi në fusha të ndryshme të ekonomisë si hotele, karburante, dyqane dhe fabrika.

Sudja u krijua në 29 mars 1993 nga Maksude Kadëna e njohur si Sudja, me origjinë rome e cila kish qenë një punonjëse e thjeshtë në fabrikën e këpucëve asokohe. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan fondancionet Xhaferri dhe Populli. Loja e parë mashtruese e Sudes, e quajtur Fitorja do të pranohej si iniciativë personale e Xhaferrit. Sudja nuk kishte llogari bankare.

Gjallica u krijua nga 3 ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit me origjinë nga Kukësi. Presidente e kësaj firme ishte Shemsie Kadria. Gjallica e kishte qendrën e saj në Vlorë.

Demokracia Popullore-Xhaferri u krijua në vitin 1995 dhe filloi të shtrinte veprimtarinë e saj në fshatrat e Lushnjes, Fierit dhe Beratit. Zyrtarisht ajo ishte nje “fondacion” por në fakt u bë një nga firmat më të ashpra piramidale të vendit. Drejtuesi i saj, Rrapush Xhaferri u arrestua më 22 janar 1997, gjë që nxiti demonstratat e dhunshme të 24-25 janarit në Lushnje.

Populli -Kjo firmë u krijua më 30 mars 1996 dhe u shtri në të njëjtat zona si edhe “Xhaferri”. Presidenti i saj ishte Bashkim Driza ish-agjent i Sigurimit të Shtetit. Ai bashkëpunoi thellësisht me partitë opozitare shqiptare duke financuar fushatat dhe gazetat e tyre. Gjatë trazirave të vitit ’97, ai u largua me një helikopter amerikan.

Persona të rëndomtë, të paarsimuar, ish sigurimsa, njerëz si Alimuçaj që më vonë do të akuzohej për pastrim parashë, të etur për pasuri të shpejtë. Këto profile plaçkitën qytetarët shqiptarë që të paditur, duke kujtuar se po nisnin të merrnin frymë, u mashtruan dhe u vodhën.

Tablot rëngjethëse të asaj kohe ku nga njëra anë bosët e firmave piramidale lundronin në luks dhe nga ana tjetër qyteratët të veshur keq, të lodhur, dergjeshin pas hekurave të zyrave a godinave të këtyre firmave duke shpresuar se do të pasuroheshin duke parë televizor është tragjikomedia më e paprecedent në Europë.

“Por ajo që konstatohet nga analiza se investitorët justifikohen me disa pseudoargumenta që vetë i prodhojnë dhe i pëlqejnë. Po marr rastin e Vefës: mashtruesi më i madh, kam fituar disa gjyqe, dhe nuk u arkëtuan paratë.Problemi është këtu: VEFA veprimtaria ekonomike e forcave të armatosura. Mashtrimi i madh që dominonte në atë kohë ishte se ndërkombëtarët duan ta ndihmojnë Shqipërinë, nuk mund ta ndihmojnë thjesht përmes qeverisë, sepse një pjesë do të vijë nga shitja e armëve që ishte ndaluar nga Kombet e Bashkuara, kanë krijuar këtë kompani dhe ata po japin lekë që të. Këto ishin paratë me të cilat Vehbiu do të jepte miliardat e interesave” u shpreh Arben Malaj, Ish ministër financash

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me fajdet, por edhe situata politike në Shqipëri ishte mjaft konfliktuale, po ti referohemi zgjedhjet e majit 1996. Aty nis destabilizimi i Shqipërisë. Nga ana tjetër firmat piramidale nuk bën gjë tjetër veçse i hodhën më shumë benzinë këtij zjarri i cili mendoj që ishte në prag të shpërthimit. Sigurisht që humbja e pasurisë së shqiptarëve në firmat piramidale do të kishte krijuar një konflikt civil, pa asnjë dyshim. Nuk do ta konsideroja tensionin politik si shkak kryesor, por mendoj që rënia e firmave piramidale ishte shkaku kryesor. Edhe eksperienca e vendeve të tjera, po ti referohemi 2001 në Argjentinë ku falimentuan bankat, jo sektori informal, kemi pothuajse luftë civile, një klimë politike të destabilizuar, rrëzim presidentësh, etj” u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

g.kosovari

Next Post
“Pse nuk e çoi planin”/ Vijojnë replikat mes Musk dhe shefit të OKB-së për urinë dhe pasurinë: Duhet të jetë diku

“Pse nuk e çoi planin”/ Vijojnë replikat mes Musk dhe shefit të OKB-së për urinë dhe pasurinë: Duhet të jetë diku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In