• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gruevski: U zgjodh kriza politike në Maqedoni. Zaev: Zgjedhje të parakohshme

by
15/07/2015 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm. Njëqind ditë para zgjedhjeve, VMRO-DPMNE do të nominojë kryeministër të përkohshëm, që do të jetë zgjidhje sistemore edhe për të gjitha zgjedhjet e ardhshme. LSDM kthehet në Parlament më 1 shtator dhe do të propozojë ministër teknik të Punëve të Brendshme, ndërkaq do të zgjidhet edhe prokuror i ri publik.

Kryeministri Nikolla Gruevski, duke e prezantuar marrëveshjen e arritur në takimin disaorësh të liderëve partiak me ndërmjetësim të eurokomisarit për zgjerim Johanes Han deklaroi se kriza politike në Maqedoni është zgjidhur, negociatat përfunuan me sukses me marrëveshje për zgjedhje dhe se ai është i kënaqur me marrëveshjen e arritur.

“Kriza politike në Maqedoni është zgjidhur, perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë mbeten të hapura, ndërsa ekonomia lirohet nga prangat e imponuara nga kriza politike dhe do të vazhdojë të rritet, që do të thotë vende të reja të punës dhe investime të reja”, tha Gruevski, duke i falënderuar të gjithë të cilët ndihmuan në tërë procesin, para së gjithash përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, tre eurodeputet dhe posaçërisht komisarin Han.

Kryeministri Gruevski sqaroi se në pajtim me marrëveshjen e arritur, si zgjidhje sistemore, prej tani e për të gjitha zgjedhjet e ardhshme parlamentare, 100 ditë para të gjitha zgjedhjve parlamentare Qeveria do të tërhiqet dhe do të formoht Qeveri për mbajtjen e zgjedhjeve. Në rastin tonë, theksoi, kjo do të thotë se VMRO-DPMNE do të nominojë kryeminsitër të përkohshëm për periudhë prej 100 ditëve, duke filluar prej 15 janarit të vitit 2016 deri në zgjedhje të cilat do të mbahen më 24 prill të vitit 2016.

“Në mënyrë që dikush të mos mund të ketë alibi dhe arsyetime për rezultate nga zgjedhjet, u dakorduam, që duke filluar prej 20 tetorit e deri në zgjedhjet, LSDM, në konsultim paraprak me VMRO-DPMNE dhe BDI të japë propozim për ministër teknik të Punëve të Brendshme që do të thotë personalitet i cili në asnjë mënyrë nuk lidhet me asnjë parti politike”, deklaroi Gruevski.

Prej 20 tetorit, siç tha, është hapur mundësia që LSDM të propozojë ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Njëkohësisht edhe në dy minsitritë VMRO-DPMNE do të emërojë zëvendës të vet me të drejtë mbikëqyrjeje dhe vetoje për të gjitha çështjet e lidhura me zgjedhjet. Zëvendës minsitra të tillë do të nominohen nga ana e LSDM-së në ministritë e Financave, Bujqësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Të gjithë ministrat e tjerë të tanishëm të VMRO-DPMNE-së, theksoi Gruevski, do të mbeten në Qeveri deri në ditën e zgjedhjeve.

“Që të mos kenë arsyetime dhe të rritet besimi në një atmosferë skajshmërisht të politizuar, u dakordua që deri më 15 shtator të këtij viti të zgjidhet prokuror i ri publik, i cili do t’i zhvillojë hetimet rreth komunikimeve të përgjuara, i cili suhet të zgjidhet në pajtim me të gjitha katër partitë politike”, tha Gruevski.

Sipas Gruevskit, LSDM gjatë periudhës së kaluar dhe gjatë ditës së djeshme kanë bërë përpjekje maksimale që të mos ketë sukses marrëveshja e 2 qershorit dhe të mos ketë zgjedhje në prill.

“Udhërrëfyes në bisedimet e sotme ishte Maqedonia dhe populli i saj. Maqedonia na njeh mirë edhe ne edhe ata dhe do të zgjedhë me maturi dhe në pajtim me parimet dhe vlerat në të cilat besojmë. Jam i sigurt se më 24 prill populli më masovikisht deri më tani do të na e japë mbështetjen”, theksoi kryeminsitri Gruevski.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje në konferencë për shtyp shfaqi kënaqësi nga marrëveshja e arritur në takimin e liderëve, në të cilin mes të tjerash, u dakordua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill të vitit të ardhshëm.

“Më 24 prill të vitit 2016 do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që i kërkoi opozita, në të cilat qytetarët e Maqedonisë, në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike do ta zgjedhin pushtetin e ri”, deklaroi Zaev.

Ai tha se me marrëveshjen e sotme është konfirmuar gjithçka që partia e tij dhe partnerët e koalicionit janë përballur në projektin “E vërteta për Maqedoninë”.

Theksoi se kryeministri Nikolla Gruevski do të japë dorëheqje deri në fund të vitit, ndërsa zgjedhja e qeverisë së re do të jetë më së voni deri më 15 janar. Kryeministrin e qeverisë kalimtare do ta zgjedhë VMRO-DPMNE-ja. LSDM-ja, informoi Zaev, hyn në pesë ministri.

“LSDM-ja do ta propozojë ministrin e ri të Punëve të Brendshme. Përveç MPB-së, LSDM-ja do të propozojë edhe ministër të Punës dhe Politikës Sociale. Në Ministrinë e Financave, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ministrisë për Shoqëri Informatike, LSDM-ja do të emërojë zëvendësministra me të drejtë të vetos”, deklaroi lideri i partisë opozitare.

Më 15 shtator është paraparë që të zgjidhet prokurori special i cili do të obligohet të zbatojë hetim për përmbajtjet, dëshmitë dhe argumentet nga bisedat e përgjuara telefonike.

“Prokurori i ri publik me autorizim të plotë autonom do t’i marrë rezultatet, ku në mënyrë transparente duhet të procedohen, paralelisht përmes komisioneve kuvendore, gjithashtu përmbajtja e tyre do të jetë e disponueshme. Më e rëndësishme është që do të ketë pasojë juridike pas të gjitha dëshmive dhe argumenteve”, tha Zaev.

Opozita nga fillimi i muajit shtator do të kthehet në Kuvend dhe, siç tha, në mënyrë aktive do të marrë pjesë në zbatimin e plotë të të gjitha segmenteve nga marrëveshja e arritur.

Në dokumentin që e nënshkruan liderët e katër partive më të mëdha, siç thotë Zaev, nuk ekziston e as nuk është biseduar në tryezë se qeveria kalimtare do të negocionte për zgjidhjen e kontestit për emrin.

LSDM-ja paralajmëroi se në ueb-faqen e saj do ta publikojë marrëveshjen e arritur të takimit të liderëve në të cilin morën pjesë edhe eurokomisari Johanes Han dhe eurodeputetët Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan.

Next Post

Takimi me Ruçin, Doshi: Unë jam deputet i PS, nuk kam ndërruar parti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta reagon pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Trajtimi im çnjerëzor, si terrorist në kafazin “me 5 yje”

Meta reagon pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Trajtimi im çnjerëzor, si terrorist në kafazin “me 5 yje”

May 1, 2026
Djali i diplomatëve norvegjezë gjendet i vdekur, dyshohet se Epstein i la 10 milionë $

Djali i diplomatëve norvegjezë gjendet i vdekur, dyshohet se Epstein i la 10 milionë $

May 1, 2026
Aksidenti në Shkodër, policia jep detajet: Kamioni përplasi për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

Aksidenti në Shkodër, policia jep detajet: Kamioni përplasi për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

May 1, 2026
KQZ miraton shumën 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ja kur nis fushata

KQZ miraton shumën 10 milionë e 887 mijë euro për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, ja kur nis fushata

May 1, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me 400 dronë brenda 8 orëve

Rusia sulmon Ukrainën me 400 dronë brenda 8 orëve

May 1, 2026
Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur

Aksident i rëndë në hyrje të Shkodrës, dyshohet për një të vdekur

May 1, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave të fluturimeve

Konflikti në Lindjen e Mesme, rritet çmimi i biletave të fluturimeve

May 1, 2026
“Përplasja e titanëve”, si transporti detar po bëhet fushëbeteja e re globale

“Përplasja e titanëve”, si transporti detar po bëhet fushëbeteja e re globale

May 1, 2026
Trump refuzon të veshë jelekun antiplumb për daljet publike: Dukem 10 kg më i shëndoshë

Trump refuzon të veshë jelekun antiplumb për daljet publike: Dukem 10 kg më i shëndoshë

May 1, 2026
Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji: Partia nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj!

Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji: Partia nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj!

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In