• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gruevski: Protesta mësim, do gjejmë një zgjidhje paqësore

by
17/05/2015 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e sotme paqësore në Shkup e rreth 100 mijë qytetarëve të Maqedonisë të të gjitha etnive, diplomatëve dhe eurodeputetëve, nuk mund të kalonte pa komentin e kryeministrit Nikola Gruevski.

Në reagimin e tij pas 2 orë protestë, shefi i qeverisë që po mban peng pushtetin në Maqedoni, tha se do të gjendet një zgjidhje paqësore për krizën e krijuar, ndryshe siç mund ta ketë planifikuar dikush.

Sipas Gruevskit, kjo gjendje e tensionuar, nuk është asgjë veçse një mësim për Maqedoninë, prej së cilës vendi do të dalë më i fortë.

“Kjo zgjidhje duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë, që e treguan edhe gjatë zgjedhjeve të fundit. Zgjidhje duhet të gjendet dhe ajo mos të jetë në mënyrë të dhunshme, siç ndoshta dikush ka planifikuar. Dhe zgjidhje do të ketë. Maqedonia do të dalë edhe më e fuqishme nga kjo krizë, me shumë mësime dhe do të ecë përpara ende më fuqishëm se sa më herët”, deklaroi Gruevski gjatë një interviste në televizionin Sitel.

Për të iu kundërpërgjigjur, nesër është planifikuar një kundërprotestë e qeverisë ndaj tubimit të sotëm për në mbështetje të Gruevskit.

Next Post

Zaev dhe qindra qytetarë kalojnë natën para ndërtesës së Qeverisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com