• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gruevski ka rrogë 1430 euro por… ka kursyer çdo muaj nga 9.880 euro (FOTO)

by Java News
22/05/2016 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita maqedonase sot ka nxjerrë në publik dëshmi të reja për keqpërdorime nga ana e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke publikuar dokumente sipas të cilave ai brenda vetëm një viti ka “kursyer” 118.629 euro, apo mesatarisht nga rreth 10 mijë euro në muaj, edhe pse rroga e tij mujore është 88.139 denarë, apo 1.430 euro.

Zëdhënësi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Petre Shilegov, duke paraqitur dokumente që provojnë pohimet e mësipërme, sot para gazetarëve i bëri edhe disa pyetje:

“Çfarë është ajo që, mes tjerash, dëshiron ta fshehë Nikolla Gruevski?, Pse aktivistë partiakë dhe donatorë të VMRO-DPMNE-së janë anëtarë të Komisionit Kundër Korrupsionit?, Cilat janë arsyet për fshehjen e fletëve anketuese të Nikolla Gruevskit të viteve 2014 dhe 2015?”, pyeti Shilegov.

Ai para gazetarëve shpalosi dokumentet që provojnë se Gruevski brenda vitit 2015 është pasuruar për 118.629 euro.

“Ja Fletët e fshehura të Nikolla Gruevskit për vitin 2014 dhe 2015. Gruevski i falur ka kursyer nga 10.000 euro për çdo muaj! Ose, për një vit Nikolla Gruevski zyrtarisht është bërë më i pasuruar për 118.629 euro. Gruevski i ka rritur edhe kursimet në dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe sterlina britanik në llogaritë e tij devizore, por më së shumti i ka rritur shumat në denarë dhe euro. Ka paraqitur të hyra në bankë në vlerë prej 300.000 por edhe nga 3.000.000 denarë. Është interesante që për këto të hyra të mëdha nga 2.000.000 – 3.000.000 denarë në vitin 2015, Gruevski në fletën anketuese arsyetohet se i ka në periudhën 2005-2012. Por, nëse është kështu, përse nuk i ka paraqitur në fletën anketuese të vitit 2014? Neto rroga e Gruevskit është 88.139 denarë. Që Gruevski nuk është mbështetur në rrogën e tij, tregon edhe kolona për bazën e posedimit. Këtu, siç është theksuar, Nikola Gruevski ose nuk ka paraqitur të dhëna, ose ka thënë se i ka përfituar paratë në ndonjë mënyrë tjetër. Nikola Gruevski nuk i është përgjigjur Komisionit për parandalimin e korrupsionit, por patjetër do t’u japë përgjigje qytetarëve”, tha Shilegov.

Cila është ajo mënyrë në të cilën Gruevski bën profit prej 118.629 euro për vetëm një vit, ndërkohë që 500.000 njerëz në Maqedoni po gufaten në varfëri?, pyet opozita maqedonase.

“Qytetarët e dëgjuan Të Vërtetën për Maqedoninë dhe për of-shor relacionet e Gruevskit me vendet parajsore, për tenderët dhe provizionet milionëshe, për parcelat në Vodno. Kjo është edhe një arsye shtesë pse Gruevskit i nevojiten abolicionet e Gjorge Ivanovit. Atij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Abolicioni duhet tërësisht të shfuqizohet dhe të gjithë që kanë bërë keqpërdorime në dëm të qytetarëve do të përgjigjen. Nuk ka shpëtim për Gruevskiin e falur dhe shoqërinë e tij”, porositi zëdhënësi i LSDM-së. Express/ a.k

Ja dokumentet që shpalosi sot opozita maqedonase:

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
“Partitë e vogla, të parëndësishme”/ Vëllai i tij pjesë e listave për 11 majin? Ja si përgjigjet Arlin Qori

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

November 25, 2026
Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

November 25, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Në 10 muaj, 11.5 milionë turistë / INSTAT: Tetori frenon turizmin. Bien me 12.5% hyrjet e të huajve në vend

November 25, 2026
Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

November 25, 2026
Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

November 25, 2026
Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In