Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski ka hequr dorë nga mandati i deputetit, nga Budapesti ku është strehuar.
Ndërsa, Gjykata Penale e ka dënuar Gruevskin me 2 vite burg në mungesë për blerjen e një Mercedesi luksoz i cili kushtonte më tepër se gjysmë milioni euro.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Gruevski shprehet se ka dhënë dorëheqjen pa pritur vendimin e Presidentit, ndërsa falenderon deputetët e partisë së tij VMRO-DPMNE të cilët sipas tij nuk u janë nënshtruar presioneve.