• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gruevski”/ Fatos Klosi: Pushtetarët shqiptarë s’do të përfitojnë dot azil, arrestimet mbikëqyren nga SHBA-BE

by Java News
14/11/2018 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëshimi i urdhër-arrestit për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski duket se do të shërbejë si shembull edhe për politikanët shqiptarë.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi deklaroi dje gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT” se ky rast është një sinjal që tregon se askush nga politikanët, sado i fuqishëm të jetë ai, nuk është i paprekshëm.

“Ky shembull duhet të shërbejë për të gjithë. Natyrisht duke qenë më afër, ne e perceptojmë më kollaj këtë si rast. Gruevski ka qenë një njeri i rëndësishëm. Bëri çfarë deshi në politikën maqedonase për 10 vjet dhe dukej i pacenueshëm. Por ja që erdhi koha që edhe ai duhet të përgatitet për të ndenjur disa kohë në burg.

Është sigurisht një shembull që tregon se të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, nuk ka në këtë botë të paprekshëm, përfshirë edhe politikanët shqiptarë. Sot janë të paprekshëm, ndërkohë që nesër ndodhin situata të tjera që asnjëri nuk i parashikon”, tha Fatos Klosi.

Ai theksoi se shembulli “Gruevski” duhet të shërbejë si një mësim për të gjithë politikanët shqiptarë, me qëllim që të jenë më të kujdesshëm nëse nuk duan fund të njëjtë me ish-kryeministrin maqedonas.

“Në vende të vogla si ne, Maqedonia, Kosova, partnerët ndërkombëtarë janë shumë të rëndësishëm dhe partnerët janë të paparashikueshëm në kuptimin që sot janë aleatë me ty, ndërsa nesër pastaj shikojnë interesat e tyre dhe mund të vijë puna që të jenë kundër teje.

Ky rast duhet të shërbejë si një mësim për të tërë. Unë nuk do t’ia uroja kurrkujt, por të gjithë ata që kanë në dorë vendime të rëndësishme duhet ta shohin edhe një herë këtë rast sepse nëse dikur kanë qenë një herë të kujdesshëm, tani duhet të jenë 2 ose 3 herë të kujdesshëm”, u shpreh ish-kreu i SHISH.

Fatos Klosi komentoi dje edhe kërkesën e Nikolla Gruevskit për azil politik në Hungari në një kohë kur për të është lëshuar fletë-arresti. Sipas Klosit, kjo është një taktikë e gabuar, ndërsa nënvizoi se nëse e njëjta situatë ndodh edhe në politikën shqiptare, politikanët tanë do ta kenë të pamundur të strehohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se ndërkombëtarët, veçanërisht BE, janë ata që mbështesin reformën në drejtësi dhe luftën antikorrupsion, prandaj edhe arrestimet e politikanëve do të jenë nën mbikëqyrjen e tyre duke mos iu lënë hapësirë për arratisje. “

Kërkesa për azil politik më duket absurde sepse situata e Gruevskit nuk është diçka që është vendosur nga disa gjyqtarë. Është një gjë shumë e madhe që me përmbysjen e tij, që me daljen e përgjimeve, dukej që aty kishte diçka jo të vogël. Kështu që kërkesa për azil politik është thjesht një shpresë e tij e përkohshme për t’i shpëtuar arrestimit, por sigurisht nuk do ta ketë kollaj.

Nëse e njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri, besoj se e kanë të qartë se nuk kanë ku kërkojnë azil politik. Praktikisht në të gjithë Evropën, përveç lindjes dhe Rusisë, pjesa tjetër është pjesë e BE. BE ka qenë një ndër nismëtarët e reformave këtu tek ne dhe një nga faktorët që ka kërkuar ndryshimin rrënjësor në drejtësi, luftë të hapur korrupsionit, kështu që më duket e vështirë që të bëhet diçka e tillë. Uroj që kurrkujt të mos i shkojë ndërmend diçka e tillë, më mirë të jenë të kujdesshëm sesa të shpresojnë në azil politik”, deklaroi Fatos Klosi.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me dy vite të Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për shpërdorim detyre sepse bleu një mjet “Benz” me vlerë 580 mijë euro me paratë e shtetit. Ndërsa dy ditë më parë, Ministria e Brendshme e Maqedonisë lëshoi edhe një urdhër-arrest.

Next Post
Rama për buxhetin, në Vlorë: Aeroporti do të jetë gati brenda këtij mandati

VIDEO/ Rama: Një tjetër vepër e rrallë arti e shpëtuar nga thesari i trashëgimisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com