Lideri i VMRO-DMPNE, Nikola Gruevski ka thënë se është kundër dhunës, por është absurde deklarata e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, se ata që hynë në Kuvend planifikonin vrasjen e tij.
Në TV Tema ai ka thënë se nëse dikush do të donte ta vriste Zaevin këtë edhe ka mund ta bënte, transmeton kp.
“Pesë metra larg tij ndodheshin qindra njerëz. Dikush ka mund të nxjerrë revolen dhe ta vrasë”, tha Gruevski. (b.an)