• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruevski: BDI nuk largohet nga qeveria, do ndërrojë ministrat

by A R
02/04/2016 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akoma nuk ka një përgjigje konkrete për hapat e mëtejshëm të BDI-së në Maqedoni. Të paktën kështu konfirmuan sot nga kjo parti. Por ish-kryeministri dhe kryetari i VMRO-DMNE-së, Nikolla Gruevski ka shuar kureshtjen e opinionit, duke qartësuar se BDI nuk ka dalë nga qeveria.

Ai e konsideron krejtësisht normale opsionin e BDI-së për të bërë zëvendësim të ministrave të vjetër me ministra të rinj.

“Nuk është e saktë se kemi mbetur vetëm ne dhe LSDM-ja në qeveri. Nga ajo që shoh unë, BDI nuk e ka lëshuar qeverinë por se do të bëjë zëvendësimin e kuadrove të saj. Çdo parti politike ka të drejtë të realizojë zëvendësime të kuadrove të saja në qeveri, të ofrojë kuadro të reja, kuptohet ato duhet të përmbushin disa parakushte të caktuara për kualitetin por kanë të drejtë për ndërrime të kuadrove të tyre”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se ky vendim ka ardhur si pasojë e flijimit kolektiv të kësaj partie, apo thënë ndryshe “Të gjithë për një, një për të gjithë”.

“Konsideroj se ky vendim vjen si pasojë e kësaj situate pra që të mos sakrifikohet vetëm njëri nga anëtarët e qeverisë por të sakrifikohen të gjithë pjesëmarrësit apo përfaqësuesit shqiptarë në ekzekutiv. Vlerësoj se pas kësaj situate, pas vendimit për tërheqjen e ministreve BDI-së i mbetet rrugë e vetme që të zgjedhë anëtarë apo emra të rinj në qeverinë e re sepse nuk ka mënyrë tjetër se si të procesohet kjo çështje në mënyrë institucionale në Parlamentin e Maqedonisë meqë e dimë se VMRO-DPMNE ka vetëm 60 deputetë ndërsa në anën tjetër LSDM-ja BDI-ja dhe PDSH-ja pa tre deputetet e pavarura që ishin pjesëtare të LSDM-së nuk mund të formojnë shumicën e re parlamentare dhe vendi do të mbetet në krizë institucionale”, tha Sefer Tahiri, ekspert politik.

Për Xhelal Nezirin përgjimet që shënjestruan funksionarët e BDI-së nënkuptojnë një goditje të fuqishme për këtë parti.

“Dhe çfarë ndodhi me këto përgjime, pra këto ishin goditja vdekjeprurëse për BDI-në është pak e çuditshme që gjithë ato afera korruptive që i dëgjuam nuk patën asnjë efekt, mirëpo kjo aferë pra e par që doli në opinion, edhe pse nuk jam i sigurt nëse është e vërtetë apo rast i montuar, BDI-ja u ballafaqua me reagime tepër negative dhe tepër të ashpra Brenda saj”, tha Xhelal Neziri, Gazetar.

Arsyeja kryesore e marrjes së këtij vendimi nga ana e BDI-së ka ardhur si pasojë e përgjimeve të paligjshme nga siç i kanë quajtur, autorë të nëntokës që nuk ia duan të mirën BDI-së, ku targeti kryesor i këtyre bisedave kanë qenë zëvendës-kryeministri Musa Xhaferri dhe deputetja Ermira Mehmeti.

Next Post

Video/ Kërkoi të merrte vajzën, shoferi autobuzit e tërheq zvarrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

“Oscars 2026″/ Shpallen fituesit e mëdhenj! Kush e dominoi skenën?

March 16, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In