• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja vrau burrin me sqepar, rrëfehen vajzat e familjes Deda: Ja çfarë na tha nëna për ngjarjen

by A R
24/11/2020 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vajzat e Drane dhe Llesh Dedës kanë rrëfyer për vrasjen e babait të tyre nga nëna me sqepar. Në një rrëfim tronditës, motrat Daniela dhe Xhystina Deda justifikojnë veprimin e nënës së tyre, pasi siç thonë ato ishte e dhunuar gjatë gjithë kohës.

Daniela, një prej vajzave të Drane Lleshit tregon për emisionn “Me Zemër të Hapur” në News24 se babai pinte çdo ditë dhe se flinte me sqepar poshtë krevatit. Sipas saj, nëna e ka bërë atë veprim pa vetëdije. Ajo tregon për natën e ngjarjes dhe se si e kishte gjetur të atin të plagosur.

Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, ndërsa Llesh Deda ndërroi jetë pas 15 ditësh në spital.

“Unë nuk isha atë natë. Kisha dy ditë që kisha filluar punë me dy turne. Kishin lajmëruar vëllain dhe ai më merr në telefon më thotë e di çfarë ka ndodhur.

Mora taksi dhe i kam gjetur në vendngjarje. Ka qenë dhe halla. Kam gjetur babin, të gjitha skenat. Kishte mbërritur policia, po merrte babin po e vendoste në ambulancë. E kanë çuar fillimisht në spitalin e Laçit më pas e çuan në spitalin Ushtarak. Nuk i kishte humbur ndjenjat por bënte veprime të pakontrolluara. Ishte i dehur. Pinte në shtëpi.

Kur i thirrja o babë, pati një reagim por nuk e kuptova ishte si rënkim. Nuk e di ku ishte nëna ime, isha në gjendje shoku. Dhe pse kisha babin aty e kisha mendjen tek mami, thosha se do i bënte gjë vetes. E kishim këtë frikë gjithmonë. Mami im nuk trazonte ujin. Këtë veprim e ka bërë jo me vetëdije.

Martesa e tyre ka qenë më shkuesi pa dijeninë e prindërve të mi. Nuk janë njohur vetë. Gjyshi e ka vendosur”, tregoi Daniela.

Gjystina tha se mamaja ka lënë dhe shkollën për shkak të kësaj fejese. “Me sa di unë, mamaja është shkëputur nga shkolla për shkak të fejesës”, tregoi ajo.

Daniela tha se problemet mes prindërve të saj kanë nisur që vitin e parë të martesës. Ajo thotë se dhe dy ditë para se të ndodhte ngjarja kishin pasur debate. Por me gjithë krimin e rëndë që kreu, nëna e ka telefonuar nga burgu dhe iu ka kërkuar falje fëmijëve për atë që ka bërë.

“Mami më ka thënë që vitin e parë kanë pasur sherre, probleme. E rrihte, i flisnin të tjerët keq. Më merr shpesh nga burgu dhe më thotë si është babi, më thotë që e kam bërë pa vetëdije, më falni.

Unë rrija në Lezhë në shtëpi me qira se punoja atje dhe s’kisha mundësi. Para dy ditësh isha në shtëpi dhe atë kanë pasur grindje. Babi gjithmonë kishte një ves dhe kur pinte dhe kur nuk pinte, përmendte të njëjtat gjëra, presione psikologjike.

Mami na tha pak më parë: ‘Për kokë të 10 fëmijëve ai më ka kërcënuar me atë sqepar që unë e vrava. E thashë o unë o ai’. Babi e mbante gjithmonë një sqepar poshtë krevatit të tij. Mami nuk kishte fjetur fare atë natë. Flinin të ndarë, mami në një dhomë, babi në një dhomë tjetër. Kanë që nga viti 2001 që nuk flinin më bashkë.

Babi im u fiksonte për disa gjëra, p.sh largimin e fëmijëve. Mami thoshte që s’e kam unë në dorë. Ai ku të shfryhej, tek mami. Po atje ku jetojmë ne nuk ka ndonjë mënyrë jetese. Ne i ndihmonim prindërit. I kam ndihmuar gjithmonë”, tha vajza Daniela.

/a.r

Next Post
Gjin Gjoni kandidat i PD? Kim: Paralajmërim! Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi për emrat! Mos i fyeni votuesit

SHBA, mesazh shqiptarëve: Pasuritë e korrupsionit dhe të krimit do t'ju kthehen juve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO)

Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO)

September 8, 2026
Konflikti për pagat e magjistratëve, Administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës hyn në bojkot, bllokohen shërbimet! (VIDEO)

Konflikti për pagat e magjistratëve, Administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës hyn në bojkot, bllokohen shërbimet! (VIDEO)

September 8, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza e karburanteve/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

September 8, 2026
“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

September 8, 2026
Balliu njofton ambasadat për marrjen “peng” të PD, akuzon Sali Berishën për mbylljen e garës për kreun e partisë

“Berisha asnjë takim diplomatik”- Alesia Balliu: Saliu në SHBA shkoi vetëm për të bërë foto propagandë, është ende “non grata”!

September 8, 2026
Protestë para Bankers Petroleum, banorët kërkojnë pagesat për tokat: Nëse nuk na dëgjojnë do të bllokojmë puset e naftës! (VIDEO)

Protestë para Bankers Petroleum, banorët kërkojnë pagesat për tokat: Nëse nuk na dëgjojnë do të bllokojmë puset e naftës! (VIDEO)

September 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

September 8, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

September 8, 2026
Krimi i trefishtë në Shkodër, zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

Krimi i trefishtë në Shkodër, zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

September 8, 2026
Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e kompanisë private dhe e gjobit!

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon aktivitetin e kompanisë private dhe e gjobit!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com