Rastet e dhunës në familje, janë të shumta, por dhunuesit përgjithësisht janë burra. Përjashtim nga rastet e tjerë bën një ngjarje e ndodhur në Fier, kur gruaja 29-vjeçare me iniciale A.G ka dhunuar burrin e saj 8 vjet më të madh, siç sqaron policia.
37-vjeçari me iniciale A.N ka shkuar në polici ku pasi ka denoncuar ngjarjen ka kërkuar urdhër mbrojtje nga gruaja.
“Më datë 17.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin A.N, vjeç 37, banuese në Fier, pasi ish bashkëshortja, A.G, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”., -thuhet në njoftimin e policisë.
a.ç