• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja që vrau me sopatë burrin rrëfen konfliktet me vjehrrën: Ajo është shkaktarja

by A R
20/07/2016 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera të reja mësohen nga vrasja që gruaja i bëri burrit në fshatin Barbullush të Bashkisë së Vaut të Dejës. Mirela Buzalli, 35 vjeçe goditi me sëpatë mëngjesin e së hënës bashkëshortin e saj, 45-vjeçarin Shkëlzen Buzalli teksa ky i fundit po flinte. Pas ngjarjes së rëndë, autorja e krimit ka shkuar në Polici dhe ka rrëfyer gjithçka çfarë ka ndodhur.

Çifti Buzalli
Çifti Buzalli

Fillimisht, gruaja nuk ka dashur që të flasë shumë për oficerët e policisë dhe është mjaftuar duke thënë se ka pasur xhelozi mes tyre dhe se bashkëshorti i saj e ka goditur disa herë kohët e fundit duke e kapur nga flokët e madje e ka fyer edhe nga ana fetare. Por, oficerët kanë vijuar që ta pyesin disa herë në momente të ndryshme 35-vjeçaren, Mirela Buzalli, e cila mbyti bashkëshortin e saj me sëpatë teksa ai po flinte.

Gradualisht gruaja ka nisur që të tregojë më shumë për rrethanat në familjen e tyre dhe shkaqet që e kanë çuar në krimin e rëndë. Ajo që ka lënë të kuptohet 35-vjeçarja është se brenda në dhomë kur ka ndodhur ngjarja ka qenë djali 12-vjeçar. I mituri, sipas nënës së tij, po flinte me babanë në shtrat veçmas.

Kohët e fundit, çifti flinte në një dhomë, por në shtretër të ndarë për shkak të konflikteve që kishin nisur kohët e fundit. 35 vjeçarja ka rrëfyer se është siguruar që përpara se ta godiste bashkëshortin e saj të mos i ndodhte asgjë djalit të saj 12-vjeçar.

Të gjithë ngjarjen e ka menduar dhe përgatitur vetëm natën e fundit pasi debatet mes çiftit kanë qenë të ashpra ka treguar Mirela në Polici.

KONFLIKTI ME VJEHRRËN Më tej teksa ka vijuar që të merret në pyetje, 35-vjeçarja ka bërë të ditur për Policinë se një prej shkaqeve kryesore që ka acaruar marrëdhëniet në çift ka qenë vjehrra e saj duke qenë se sipas autores së krimit, vjehrra nuk e donte atë sepse ishte e një besimi tjetër.

“Që në fillim vjehrra ime nuk më ka dashur. Ajo është shkaku kryesor i çdo gjëje për konfliktet që kemi pasur me bashkëshortin tim. Nuk më ka dashur sepse jam e krishterë dhe jo myslimane. Vjehrra asnjëherë nuk na linte rehat në punët tona dhe ndërhynte për çdo gjë dhe donte vetëm të prishte punë. Për këtë, dëshmitarë janë vetëm fëmijët dhe askush tjetër, sepse në sytë e të tjerëve nuk e shfaqte këtë gjë dhe ruhej. Edhe ne ruheshim në mënyrë që të mos e merrnin vesh të gjithë për problemet që kishim”.

Sipas 35-vjeçares, vjehrra kishte nxitur të birin kundër nuses.

“Shkëlzeni nisi që t’i besonte. Bashkëshorti im nisi që të mbajë anën e nënës së tij dhe kjo gjë solli edhe debate e konflikte mes nesh. Pas debateve, bashkëshorti nisi që të më godasë dhe të më thoshte të mos flisja. Më rrihte dhe më kapte nga flokët duke më shtrirë në tokë. Një herë më leu me benzinë në gjithë trupin dhe më tha mirë thotë nëna, t’i duhet të digjesh me benzinë. Kur më leu me benzinë u tremba se mos do të më digjte të gjallë. Në këtë moment fëmijët nuk kanë qenë në shtëpi”, ka deklaruar Mirela.

E pyetur se si e ka kryer krimin, 35- vjeçarja është përgjigjur duke thënë se atë natë nuk e ka zënë gjumi dhe se sëpata ishte brenda në dhomë sepse aty e mbante bashkëshorti i saj. Në një moment e ka marrë dhe e ka goditur disa herë direkt e në kokë derisa është siguruar se e ka mbytur.

Më pas ka shkuar në Polici bashkë me djalin e saj që ishte në dhomë në momentin e krimit, ndërsa dy fëmijët e tjerë kanë dalë nga dera e shtëpisë dhe kanë shkuar te shtëpia e gjyshërve, që është aty afër në fshatin Barbullush./Panorama/a.m.

Next Post

Konsensusi për reformën/ Brok vlerëson opozitën në bisedën telefonike me Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In