• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruaja që u vra për dashuri varroset si qen, krimineli si burri më i ndershëm

by Java News
13/02/2017 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e një gruaje të re, nga i dashuri i saj në Fier, me të cilin kishte një lidhje jashtëmartesore, ka ndezur reagime të ndryshme në rrjetet sociale. Por dhe kundër janë shprehur komentues të ndryshëm, mendimit se a duhej respektuar një femër e cila nuk “e nderoi” opinionin publik për shkak se tradhëtonte bashkëshortin emigrant. Ja çfarë shkruan gazetari Agim Xhafka:

Statusi i plotë në Facebook: 

DASHNORJA.

Dje u varrosën dy trupa,një mashkull në Fier dhe një femër në Lushnjë. Të dy vrarë nga plumbat. Nxjerrë nga revolja e mashkullit drejt femres e drejt vetes. Krim pasioni ,e quajti policia. Ashtu e besuan të gjithë. Dhe u provua se mashkulli ishte krimineli,dhe u varros si burri më i ndershëm e më i drejtë.

Qindra vetë në varrimin e tij,plot lule mbi dheun e freskët. Tek femra,viktima e vërtetë,u çapitën pas arkivolit vetëm nëna e babai i së ngratës. Askush tjetër se ajo i kishte turpëruar, ishte e martuar,kishte fëmijë e dashuronte një të martuar tjetër që ia hapi gropën. Populli namusqar braktisi vajzën,nënën,dashnoren dhe përqafoi kriminelin,vrasësin. Hynë tek shtëpia e tij,pinë cigare, ngushëlluan dhe bënë për një lekë atë putanën që ua mori më qafë djalin e fshatit.

Historia është rrënqethëse e tragjike. E gjykuar mbi klishe vajza 29 vjeçe ,apo nëna e nje vajze ka një shkelje kodi moral. Ka tradhëtuar kurorën. Është lidhur me dikë,i cili e donte aq shumë sa dhe në prag të vrasjes i kishte bërë dhuratë si prag Valentini. Pra një lidhje jo për lekë,jo për interes,jo për favore. Dashuri mes dy njerëzve.

Kësaj i mungonte burri dhe atij mbase i mungonte pasioni,zjarri në shtëpinë e vet. Një shoqëri që hesht për mijra prostituta nëpër botë që i ka nga halli dhe varfëria,qe ze radhë në agjencitë e transfertave për të terhequr eurot e tyre ,që e di se për një vend pune bëhen kodoshllëqe pa fund,befas bëhet puritan e sedërli e godet pas vdekjes një 29 vjeçare.

Ajo gocë e krijoi atë marrëdhënie sipas zemrës,pasionit,ngrohtësisë e dashurisë. Por u nxit dhe nga rrethanat kur plot femra shqiptare kanë burrat,të dashurit,meshkujt në vende të ndryshme të globit. Kanë pranë veç fotot e tyre.E çdo dalje nga vija nxitet nga nje rrethanë a nga një mungesë. Ndaj varrimi drithërues i një vajze si një qen rruge dhe keqardhja masive për vrasësin më sjell aktual,sot titullin e një romani afër 100 vjeçar ” Sikur të isha grua.”

Edhe pas një shekulli femra nuk gjen barazi. Dashuron ,vritet,është viktimë e shoqeria jonë vulgare dhe banale respekton vrasësin, ate që shkrepi plumbat mbi tëmthin e të ngratës.

Nuk gjej fjalë për këtë ndodhi. Lutem që dheu të jetën i lehtë mbi trupin e asaj Zhuliete që fati ia solli të kishte nje Romeo vrasës…

ma.me

Next Post
VIDEO/ Momenti i grabitjes së kazinosë në Tiranë me pistoletën lodër, arkëtarja: Të lutem se kemi fëmijë!

VIDEO/ Momenti i grabitjes së kazinosë në Tiranë me pistoletën lodër, arkëtarja: Të lutem se kemi fëmijë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In