• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja që hyn në histori, e para gjenerale femër në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

by A R
16/11/2016 15:04
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë në historinë gati 104-vjeçare të FARSH një grua gradohet gjenerale. Me propozim të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, presidenti i RSH ka dekretuar me gradën gjeneral brigade Manushaqe Shehun.

Gjeneral brigade Manushaqe Shehu ka lindur në Peshkopi më 5 nëntor të vitit 1965.

Ajo është titulluar oficere në vitin 1984.

Në karrierën e saj të gjatë prej 32 vitesh në uniformë, ka shërbyer në disa detyra dhe funksione. Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Lartë të Oficerëve Tiranë,  në vitin 1984, emërohet shefe Logjistike  ne Brigadën e Peshkopisë.

Gjatë  viteve 1989- 1994, përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës.

Në vitin 1991 merr gradën kapiten i Parë. Që nga fillimet e karrierës së saj  ushtarake deri në vitin 2000 ka punuar në detyra të ndryshme në fushën e logjistikës, financës etj. Gjatë viteve 2000-2002 punon në ekipin amerikan të Departamentit të Mbrojtjes të USA, pranë MM, si përkthyese, njëkohësisht kryen studime pasuniversitare (Kursin Themelor të Oficerit në Shtab), në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë.

Në vitin 2003 merr gradën major. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë nismëtare e disa projekteve për ristrukturimin e FA dhe anëtare e bordit të kompanisë Amerikane SAIC për ndryshimin e strukturave të FA, si dhe anëtare e bordeve drejtuese të ndryshimit të disa rregulloreve të logjistikës në FA.

Ne vitin 2004-2005, përfundon shkollën logjistike ADAMS P&P në Francë si dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm Spiro Moisiu në Tiranë.

Në vitin 2006 merr gradën nënkolonel. Nga 2007 deri në vitin 2011 ka asistuar ish-presidentin e RSH Bamir Topi në pozicionin e këshilltarit për sigurinë.

Gjatë kësaj periudhe përfundon studimet në Kolegjin e Lartë Rajonal të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Tiranë.

Është autore e disa botimeve si dhe ka marrë pjesë në kurse dhe trajnime në vende të aleancës dhe partnere.

Në vitin 2010 përfundon Masterin Shkencor MND në fushën Sigurisë Kombëtare dhe po në këtë vit merr gradën kolonel.

Gjatë karrierës së saj znj. Shehu është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme nga ministri i Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Ajo është pjesëmarrëse në stërvitje të përbashkëta me vende anëtare të NATO-s dhe po ashtu aktiviste dhe drejtuese e nismave në ndihmë të grave ushtarake dhe civile të FA dhe të rajonit.

Me 2012  emërohet drejtoreshë në Shtabin e Përgjithshëm.

Që prej 1 nëntorit të këtij viti është komandante e Akademisë së Nënoficerëve, detyrë të cilën vijon ta ushtrojë.

Është njohëse e mirë e dy gjuhëve të huaja.

Është nënë e dy fëmijëve./a.m.

Next Post
VIDEO/ Dalja e parë publike si president, shikoni autokolonën e Trump dhe pritjen në restorant

VIDEO/ Dalja e parë publike si president, shikoni autokolonën e Trump dhe pritjen në restorant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In