• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruaja që donte trenin në Sazan

by Baton Haxhiu
22/06/2026 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Këto ditë më dërguan një histori nga Sazani.

Një grup vizitorësh kishte shkuar për të parë ishullin që prej muajsh ka hyrë në debatet politike shqiptare. Ishin njerëz të zakonshëm. Disa nga Shqipëria. Disa nga diaspora. Disa që e kishin dëgjuar emrin e Sazanit gjithë jetën dhe nuk e kishin parë kurrë.

Mes tyre ishte edhe një grua nga Dibra.

Nga ato gra që Shqipërinë e duan me mall, sepse perëndimi i përbuzi, por që nuk e kanë zakon të lexojnë analizat tona politike, nuk ndjekin debatet televizive dhe nuk dinë pothuajse asgjë për teoritë që prodhohen në Tiranë.

Sapo zbarkuan në ishull, ajo pa përreth dhe bëri pyetjen e parë.

“A qiket ishëll don me ia fal Trampit ai?”.

Dikush nga grupi u përpoq t’i shpjegonte.

Nuk po ia fal njeri. Ka një projekt. Ka një investim. Ka debat. Ka protestë. Ka njerëz që janë kundër, i shpjegonte udhëheqësi i grupit turistik.

Ajo tundi kokën. Nuk dukej se kishte kuptuar shumë.

Filloi të ecë.

Pas pak minutash rruga filloi të ngjitej. Dielli ishte i fortë. Godinat e vjetra ushtarake dukeshin sikur kishin mbetur në vitin e fundit të komunizmit.

Gruaja ndaloi. Mori frymë thellë, dhe tha: “Po tren s’ka këtu?”.

Të gjithë qeshën me lot!

Por askush nuk e kuptoi se ajo kishte bërë pyetjen më serioze të ditës, sepse ajo nuk po pyeste për trenin, Ajo po pyeste për jetën.

Po pyeste nëse ky vend ishte ndërtuar ndonjëherë për njerëzit, apo vetëm për ushtarët. Po pyeste nëse ky ishull kishte qenë ndonjëherë qytet, apo vetëm garnizon.Po pyeste pse një vend kaq i bukur dukej kaq i braktisur.

Vazhduan rrugën dhe pak më vonë mbërritën te shkolla “22 Tetori”.

Godina ishte ende aty. Muret ishin aty. Klasat ishin aty. Emri i shkolles ishte aty, Vetëm nxënësit mungonin.

Gruaja e pa me kureshtje, Pastaj pyeti:

“Këtu a ka nxënës?”.

“Nuk ka”, ia ktheu djali që po udhëhiqte turin.

Pastaj vazhduan pyetjet?

“Po mësues?”Nuk ka”.

“Po familje?”Nuk ka”.

“Po kush jeton?”Asnjë”.

Ajo heshti. Dhe në atë çast, pa e kuptuar fare, shembi gjithë debatin politik të muajve të fundit. Sepse ndërsa ne flasim për kolonializëm, ajo po përpiqej të kuptonte pse një shkollë nuk kishte fëmijë.

Derisa ne flasim për sovranitet, ajo po përpiqej të kuptonte pse një qytet nuk kishte banorë.

Derisa ne flasim për strategji kombëtare, ajo po përpiqej të kuptonte pse një ishull i tërë nuk kishte jetë.

Njëra palë e ka kthyer Sazanin në betejën e fundit kundër kolonializmit.

Nëse do ta dëgjoje atë debat, do të mendoje se nesër në mëngjes do të zbresin flotat e huaja në brigjet shqiptare.

Gruaja dëgjonte me vëmendje. Pastaj shikonte përreth. Shikonte rrugët bosh.

Shikonte shtëpitë bosh. Shikonte dritaret e thyera. Shikonte shkollën pa fëmijë.

Dhe në fund dukej sikur po mendonte, “Po ky kolonializmi po vjen të pushtojë kë?”.

Një palë tjetër flet për miliardat. Për resortet. Për jahte. Për investime. Për zhvillim. Për ekonomi. Për turistë.

Gruaja që u bë kryesorja në këtë udhëtim nuk dinte sa është një miliard.

Nuk dinte as sa kushton një resort.

Por dinte të dallonte një qytet të gjallë nga një qytet të vdekur.

Dinte të dallonte një shkollë me fëmijë nga një shkollë pa fëmijë.

Dinte të dallonte jetën nga mungesa e saj. Dhe sa më shumë dëgjonte shpjegimet tona, aq më shumë i shtohej hutimi.

Sepse për ne Sazani ishte bërë teori.

Për të mbetej realitet.

Në fund të vizitës ajo ndaloi.

Pa edhe një herë përreth.

Pastaj dha përfundimin e saj. Përfundimin më brutal që kam dëgjuar për gjithë debatin e Sazanit.

“Aaaa… po këtu s’paska asgjë”.

Dhe pas pak sekondash shtoi:

“Ma mirë t’ia japin Trampit, ta bëjë tamam”.

Kam qeshur me lot kur ma treguan. Jo sepse gruaja kishte të drejtë. As sepse nuk kishte të drejtë.

Por sepse ajo kishte arritur aty ku ne nuk po arrijmë prej muajsh.

Ajo kishte hequr nga debati Trumpin. Kishte hequr Kushnerin. Kishte hequr protestën. Kishte hequr parullat.

Kishte hequr teoritë. Kishte hequr ideologjitë.

Dhe kishte lënë vetëm një pyetje. Çfarë bëhet me një vend ku nuk jeton askush?

Dhe teksa dëgjoja këtë histori, më erdhi ndër mend një rrëfim i vjetër nga vitet e komunizmit. Një fotografi e Enver Hoxhës që dikur vlente aq shumë sa një student ishte gati të hidhej nga kati i tretë për të.

Atëherë adhuronim simbolet. Sot vazhdojmë të debatojmë për simbole të tjera. Vetëm emrat kanë ndryshuar.

Por ndonjëherë kam përshtypjen se fanatizmi ka mbetur i njëjtë. Ne vazhdojmë të dashurohemi me idetë tona. Ndërsa një grua nga diaspora, që kërkonte trenin në një ishull pa banorë, na kujtoi diçka shumë më të thjeshtë.

Ishujt nuk jetojnë nga teoritë. Jetojnë nga njerëzit.

Dhe para se të vendosim se kush ka të drejtë në debatin për Sazanin, ndoshta duhet të biem dakord për një gjë.

Një ishull pa jetë nuk shpëtohet nga parullat. Ai shpëtohet vetëm kur dikush arrin t’i japë përsëri jetë.

Next Post
Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i Argjentinës sulmon hapur OKB-në gjatë Asamblesë: Organizatë e padobishme dhe që ushqen burokratë!

Presidenti i Argjentinës sulmon hapur OKB-në gjatë Asamblesë: Organizatë e padobishme dhe që ushqen burokratë!

September 23, 2026
Bleona Mata 16 vite e zhdukur mistershëm, SPAK: Nuk kemi dosje të…

Bleona Mata 16 vite e zhdukur mistershëm, SPAK: Nuk kemi dosje të…

September 23, 2026
I akuzuar për përdhunim tre vite më parë, ylli i PSG-së del përpara gjyqit!

I akuzuar për përdhunim tre vite më parë, ylli i PSG-së del përpara gjyqit!

September 23, 2026
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lehtëson transferimin e 35 të burgosurve palestinezë në Gaza -

Nga strehimi te spitalet, arsimi dhe teknologjia, Këshilli i Paqes i Trump zbulon planin për rimëkëmbjen e Gazës! 2.45 miliardë dollarë financim

September 23, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

September 23, 2026
“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

“Jo bojkotit të Parlamentit, të përballemi me regjimin”- Berisha mbledh Kryesinë e PD: Rama ka humbur legjitimitetin, të mbështesim protestën në bulevard

September 23, 2026
A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)

September 23, 2026
“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

September 23, 2026
“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com