• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gruaja police e tradhëtoi me katër kolegë të saj, bashkëshorti i jep mbështetje: Dua të shpëtoj martesën

by Java News
14/01/2023 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshorti i Maegan Hall, një police ‘e padisiplinuar’ që u shkarkua për lidhje të shumëfishtë seksuale me disa oficerë në vendin e punës, thotë se “po përpiqet të shpëtojë martesën e tij” pas konfrontimit me gruan për tradhtinë, duke i dhënë mbështetjen e tij.

26 vjeçarja Maegan Hall, u shkarkua nga detyra me policinë e La Vergne, Tennessee, SHBA, pas marrëdhëniee seksuale me të paktën katër kolegë policë – duke përfshirë dhe seks oral në orarin e vendin e punës, teksa pretendonte se ishte një “martesë të hapur”.

Por bashkëshorti i saj Jedidiah Hall, tha se “nuk ishte njoftuar” për këtë ide dhe u konfrontua për tradhtinë me gruan e tij të katër viteve, u tha në hetimin e brendshëm të policisë.

Tashmë 28 vjeçari, roje parku natyror dhe bir pastori, thotë e kërkon të shpëtojë martesën e tij megjithë zbulimet për skandalin e tradhtive të shumëfishta të gruas së tij.

“Nuk e di sesi ai arrin ta bëjë, por qenka shumë i fortë, thotë se po përpiqet të shpëtojë martesën e tij, por unë nuk do t’ia kisha dalë”, tha eprori i Jedidiah, Chad Partin, për të përditshmen Daily Mail.

“Nuk e pranoj atë që ka ndodhur në policinë e La Vergne por ai vetë nuk ka shkelur ndonjë ligj, ai është në fakt viktimë, në punë e në disiplinë nuk ka të sharë.”
Ndërsa gruaja e skandalit dukej e patrazuar kësaj jave, edhe pse pak e habitur nga paparacët që e gjurmonin në fillim të javës.

“Nuk dua të diskutoj, dua vetëm të vazhdoj me jetën time,” tha ajo në komentet e para për mediat pas skandalit.
Jedidiah dhe e shoqja kanë qenë bashkë që prej universitetit, dhe janë martuar në nëntor 2018.

Në mars të vitit të shkuar çifti blenë shtëpinë e tyre të parë në Tennessee, pranë qytetit të Nashville.

Historitë seksuale në vendin e punës me kolegët sollën jo vetëm shkarkimin e protagonistes maniake Hall, por dhe të partnerëve të saj seksuale si rreshteri Lewis Powell, oficeri Juan Lugo, rreshteri Ty McGowan dhe detektivit Seneca Shields, pas hetimit të brendshëm të publikuar më 28 dhjetor.

Dy oficerë të tjerë me të cilët ajo besohet se ka pasur marrëdhënie seksuale janë pezulluar pa rrogë.

Abuzimet kishin ndodhur në stacionin e policisë, në shtëpitë e oficerëve dhe një në një barkë, sipas raportimeve.

Aktet u zbuluan kur kryebashkiaku i La Vergne, Jason Cole mori informacione se Hall kishte shkuar me Magliocco në shtëpinë e tij teksa dhe gruaja e tij ishte aty, mes pretedimeve të tjera..

Kur u mor në pyetje Magliocco, pranoi se kishte qenë me Hall në “disa raste.”

Pas shkarkimeve të kësaj çështjeje, policia e La Vergne – me popullatë 39,000 – humbi rreth 12 përqind të forcës policore.

Zyrtarët e quanin sjelljen të papranueshme: “Prioriteti ynë është të rindërtojmë besimin e publikut”./m.j

Next Post
Ndjekje si në filma/ 3 shqiptarët tentojnë të arratisen, përplasin makinë e efektivëve, policia belge i ndjek me helikopter

Ndjekje si në filma/ 3 shqiptarët tentojnë të arratisen, përplasin makinë e efektivëve, policia belge i ndjek me helikopter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In