Policia e Korcës ka arrestuar një zonjë 57-vjeçare e cila në vend të luleve e kishte gjelbëruar oborrin e shtëpisë me kanabis.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetësja Firenca Dulellari, 57 vjeçe, banuese në fshatin Pirg.
Arrestimi i saj u bë pasi, nga informacionet të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së saj, iu gjetën të kultivuara dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale: 18 rrënjë bimë (fidanë) të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa si dhe 2.2 Kg bimë narkotike në formë boçe të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.













