• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Gruaja më tradhtonte”/ 40-vjeçari: Sot jam në “arrest shtëpie”, si më ngritën kurth

by A R
28/07/2021 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Me zemër të hapur”, në News 24 sot u trajtua një histori familjare, ku një 40-vjeçar rrëfeu vështirësitë me të cilat e ka përballur jeta, teksa sot ndodhet me “arrest shtëpie”.

Pas martesës disa vjeçare dhe ardhjes në jetë të fëmijës së parë vjen edhe divorci si shkak i tradhtisë së bashkëshortes, shprehet ai.

Jetës plot vuajtje nuk do t’i mungonin edhe shumë ngjarje të tjera për të cilat akuzohet sot Viktori.

Nga mbrojta që donte t’i jepte mbesës deri te akuza që iu bë për dhunë ndaj një gruaje, nga ku sot akuzohet jo vetëm për dhunë, por edhe për ryshfet.

“Unë jam Viktor Rukaj, në zonën e Gumenicës kam punuar dhe shkoja dhe vija sa herë në Shqipëri, ku kisha ndërtuar edhe familjen time dhe kam një fëmijë 11-vjec aktualisht, por jam i divorcuar prej vitesh.

Jam njohur me bashkëshorten në Greqi dhe u kthyem në Shqipëri për të jetuar, mirëpo martesa jonë nuk funksionoi sepse ajo më tradhtonte, i kam të faktuar këto tradhti. Prej 3 javësh qëndruam në njohje dhe u bë martesa dhe fejesa bashkë. Unë kam qenë 10 vite më i madh se ajo. Bashkëshorten nuk e njihja më parë. Mendova se do shkonim mirë me njëri tjetrin por ajo më tradhtoi.

Unë për pak ditë do më çojnë në burg, sepse pas divorcit shkova takova mbesën që ta hiqja nga ajo punë që bënte në një bar ku punonte dhe pronarja e lokalit futi një kamariere të më provokonte duke më shtyrë dhe unë rash në tokë.

Pas kësaj ajo më akuzoi sikur unë e dhunova, në atë moment erdhën dy efektivë policie edhe më goditën më dhunuan dhe më çuan në rajon.

Unë pas 3 ditësh kam shkuar në spital nga rrahja e policëve, pas tre ditësh vëllai im shkoi te lokali ku punonte ajo kamarierja dhe i kërkoi 5 mijë euro si pagesë që ajo të hiqte denoncimin. Vëllai nuk ja dha, por pas disa kohësh i dha 200€ dhe ajo e tërhoqi denoncimin. Por unë u akuzova që kam kundërshtuar forcat e policisë dhe se kam dhunuar këtë kamarieren.

Janë dy vepra për të cilat akuzohem.

Ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër para kësaj ngjarje 4 muaj para, takoj një grua rreth të 60 ve që më kërkoi ta ndihmoja të ikte në Greqi me taksi, por pasi e ndihmova duke e orientuar kaluam me të njëjtën taksi dhe në kufi kaluam në këmbë bashkë me zonjën dhe mbesën e saj. Taksinë e pagoi zonja dhe unë u largova, pas dy muajsh kur u ktheva në Shqipëri më njoftuan se kishte urdhër arresti dhe një kallëzim nga kjo zonja sikur unë i kisha marr ryshfet kësaj rreth 1200€ . Unë e njihja se ishte pastruese në lokalin që kishte vëllai im. Akuzohem për dy vepra penale, e para për kundërshtim të forcave të policisë dhe për ryshfet.” rrëfeu ai.

/a.r

Next Post
“Ta bëj unë krevatin për fëmijën”/ “Mobiljeri” mashtron policin brenda në komisariat

“Ta bëj unë krevatin për fëmijën"/ “Mobiljeri” mashtron policin brenda në komisariat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In