• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja i vrau nënën, vajzën që po rritet në qeli ende se ka takuar, historia prekëse e Oltionit

by A R
15/09/2018 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oltionin Lamin, e takojmë në një bar-kafe në afërsi të Zogut të Zi.

Shfaqet i qetë. Është djalë fjalëpakë. Kishte mbërritur në vendin e takimit 20 minuta përpara, e po kthente një kafe.

Rrëfimin e tij e nis avash. E gjithë jeta i është kthyer përmbys, kur nëna e tij Lirije Lami, u vra (fillimisht piu helmin që i ishte hedhur në lëng portokalli e më pas u mbyt) në ambientet e shtëpisë, në prill të 2017.

Ai tregon se ishte shumë i lidhur me të ëmën dhe tronditja kur mësoi lajmin e kobshëm ishte e fortë.

Drama do të thellohej edhe më shumë, kur nisi të dyshonte se autore e krimit, ishte bashkëshortja e tij, 19-vjecare, Marjana Çmeta.

Dyshimet se vinin dhe i shtoheshin e kjo – sikurse ai tregon – nga veprimet që bënte gruaja me të cilën kishte lidhur jetën, e prisnin të bëheshin prindër të një fëmije. Lindi tre muaj, pasi Oltioni kishte humbur nënën. Ishte vajza. Marjana, tashmë e izoluar në qelitë e burgut 325 në Ali Demi, e quajti Olia (O – shkronja e parë e emrit Oltion – e Lia, siç i thërrisnin shkurt nënës së tij Lirije.

“Nuk e njoh Olian akoma. Kam shumë mall për të, dua ta takoj. Ta marr në krahë, të dëgjoj belbizimet e saj. Ajo ka mbushur 1 vjec me datë 26 gusht”, thotë Oltioni, teksa na tregon një foto të vajzës.

Foton ia ka nisur një i njohur i tij.

“Një shok i imi punon në një studio fotografish. Kishin shkuar të afërmit e Marjanës, për të larë fotot e bajzës.

Ai i kishte njohur dhe mi nisi. Shihe sa e bukur është”, shprehet 24-vjecari.

Përse nuk ke bërë përpjekje për ta takuar vajzën Oltion?

“Ah, i kam bërë përpjekjet e mia. Një i njohur më tha që vajzën e cojnë prindërit e Marjanës cdo ditë në burg. qëndron në qeli nga ora 07.30 deri vonë.

Një ditë, mora guximin tu dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja.

Nuk i pashë. Tani jam duke pritur të përfundojë gjyqi dhe më pas do kërkoj kujdestarinë”, shprehet Oltioni.

Gjatë bisedës më të, kupton se po përpiqet fort të fusë jetën në rrjedhën normale.

Ka nisur të punojë si kamarier dasmash. Punon shumë, deri vonë. Ama, as nuk e mendon që të paktën për momentin të krijojë një lidhje te re.

“Më çfarë më ndodhi mua e kam shumë të vështirë. Do më duhet kohë e gjatë të krijoj një lidhje.

Dua ta njoh mirë vajzën që do ndaj jetën me të. E desha Marjanën, me të cilën jetova dy vite, por ja çfarë më bëri…”

Pas krimit tronditës, Oltioni jeton vetëm me babain. Është djalë i vetëm.

Motra e tij, po e vetme, është martuar dhe ka nisur jetën e saj. Ndihet vetëm.

“Isha shumë i lidhur me mamin. I rrëfehesha për cdo gjë. Më mungojnë bisedat me të.

Shkoj shpesh të varri.

Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni se problemet mes saj dhe Marjanës kishin shkuar në pikën e fundit.

Mesa duket nuk donte të më shqetësonte”, rrëfen Oltioni.

Ai tashmë i ka kthyer sytë nga drejtësia, prej nga pret ndëshkim për fajtorët.

Me kalimin e viteve shpreson se plagët do ti shërohen disi. Ama nuk do t’i zhduken kurrë…(Tiranapost.al)

Next Post
Veliaj flet për emrin e djalit që lind së shpejti

Veliaj flet për emrin e djalit që lind së shpejti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In