• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gruaja e Radoiçiçit në Policinë e Kosovës për rreth 2 orë

by A R
06/06/2024 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës ka marrë në pyetje për rreth 2 orë Ema Radoiçiçin, bashkëshorten e terroristit Milan Radoiçiç.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, konfirmon se kjo është kryer me kërkesë të Krimit Ekonomik të Prishtinës. Gjatë dëshmisë ka qenë i pranishëm edhe avokati i saj mbrojtës, Miodrag Bërklaç.

“KosovaPress” ka publikuar dhe pamjet kur Ema Radoiçiç del nga pjesa e pasme e objektit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, duke u larguar me shpejtësi pa dhënë asnjë deklaratë për mediat. Bashkë me avokatin, ajo largohet me një automjet që mban targa serbe të zonës Kragujevac.

Në objektin e policisë në veri është parë një prezencë e madhe e hetuesve nga Prishtina. Raportohet se Ema Radoiçiç është larguar nga Kosova menjëherë pas sulmit në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Bashkëshorti i saj pranoi se organizoi gjithçka me synimin për të aneksuar veriun e Kosovës dhe aktualisht është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL.

Ndërkohë, për Milan Radoiçiç ka folur dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, që thekson se terroristi ka pësuar humbjen më të madhe në Kosovë në këto dy vitet e fundit. Megjithatë, kritikoi sistemin e drejtësisë, që nuk ka bërë asgjë lidhur me sulmin e Banjskës.

Konjufca shtoi më tej se qeveria e Kosovës i ka konfiskuar pronat dhe i ka zbehur ndikimin në veriun e vendit, por kundër Radoiçiçit ende nuk ka asnjë akuzë elementare nga drejtësia.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Rroba të hedhura në tokë dhe… Dalin pamjet nga dhoma e hotelit ku u vra 31-vjeçari

VIDEO/ Rroba të hedhura në tokë dhe... Dalin pamjet nga dhoma e hotelit ku u vra 31-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In