Gruaja e multimilionerit, Romain Zago, e ka pasur të vështirë të gjejë dhuratën e duhur për ditëlindjen e burrit të saj kur kihet parasysh se ai i ka përjetuar thuajse të gjitha.
Megjithatë, Joanna Krupa e ka gjetur mënyrën për ta befasuar partnerin e saj.
Ajo e ka ftuar aktoren seksi, Carmen Electra, që t’i ndihmojë për ta festuar ditëlindjen e 43-të të Zagos.
Në ndejën e organizuar në Miami, ish-ylli i “Baywatch” së bashku disa valltare tjera e kanë elektrizuar atmosferën.