• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja e Gjin Gjonit mori për 24 orë licencën për të vijuar ‘pushtimin’ e Rinasit

by Java News
26/09/2019 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Pengmarrja’ e hapësirave Duty Free në Aeroportin e Rinasit nga Elona Çaushi, jashtë vullnetit të kompanisë koncesionare TIA, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, konfirmon edhe një herë influencat e bashkëshortit të saj gjyqtar Gjin Gjoni, jo vetëm mbi segmente të drejtësisë që nuk kanë kaluar Vetingun, por edhe mbi degë të qeverisjes. Dy ditë pasi gjyqtarja Mimoza Kajo-Brahimi (7 gusht 2019) vendosi që Albania Duty Free Distribution të vijojë kontrollin mbi dyqanet duty free të Rinasit, edhe pse kishte humbur tenderin te shpallur nga TIA, kompania e Elona Çaushit i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (9 gusht 2019), për t’u pajisur me autorizim për vijimin e aktivitetit. Duty Free Shop në fakt lejon shitjen e mallrave në zonën tranzit të aeroportit ndërkombëtarë pa taksa. Për të zhvilluar këtë lloj aktiviteti duhet një licencë nga autoritetet financiare. Për të fituar këtë licencë është e domosdoshme që firma të zotërojë një kontratë me një aeroport. Në rasti konkret, kompanisë së Elona Çaushit i mbaronte kontrata me datë 27 gusht 2019 me TIA, e cila ndërkohë kishte shpallur një tender ndërkombëtare të fituar nga firma amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e mirënjohur në këtë fushë. Duke përdorur një pretekst ligjor, Elona Çaushi ka bërë padi në gjykatë, ku çuditërisht ka fituar falë vendimi të Mimoza Kajo-Brahimit.

Lëvizja tjetër

Pasi kompania e Elona Çaushit ka dorëzuar ditën e premte, në 9 gusht, kërkesën për rinovimin e licencës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vë në lëvizje menjëherë Ministrinë e Financave për ‘hallin’ e familjes së Gjin Gjonit. Ndërsa Albania Duty Free Distribution kishte humbur zyrtarisht tenderin e organizuar nga TIA për vijimin e aktivitetit tregtar në Aeroportin e Rinasit, Ministria e Financave i rinovon brenda 24 orëve licencën kompanisë së Elona Çaushit për këtë aktivitet. Sipas dokumenteve që kanë siguruar Shqiptarja.com dhe Report Tv, rezulton se Drejtoria e Doganave ka aplikuar për licencën e Duty Free në Aeroportin e Rinasit në datën 15 gusht, pra vetëm 4 ditë pune pas kërkesës së ADFD, ndërsa Ministria e Financave e ka firmosur rinovimin një ditë më pas, pra në 16 gusht. Në kulmin e pushimeve verore këto struktura shtetërore janë vënë në lëvizje në urgjencë, duke hapur rrugë në kohë rekord bashkëshortes së Gjin Gjonit, për të vijuar ‘pushtimin’ e ambienteve duty free në Aeroportin e Rinasit, kundër vullnetit të koncesionarit, i cili ka një kontratë me shtetin shqiptar. Licenca është firmosur nga zëvendësministri Elton Haxhi. Në licencë nuk përcaktohet një afat, por megjithatë rezulton një garanci prej 5.000.000 lekë të reja të vendosur nga kompania e Elona Çaushit për një afat njëvjeçar. Rinovimi i licencës me sa duket është bërë mbi bazën e vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi, vendim i cili megjithatë është thjesht një sigurim padie që nuk tregon në asnjë rresht për sa kohë do bëhet shtyrja e afatit të aktivitetit. Me sigurim padie thjesht vendoset që shtyrja e aktivitet të duty free shop do bëhet ‘deri në përfundimin e konfliktit gjyqësor me TIA’. Si ka mundësi që ministria, pa marrë parasysh këtë detaj tepër të rëndësishëm, ka rinovuar licencën pa afat?

Manovra dhe bllofi

Për të argumentuar se licenca për të administruar zonën “Duty Free” i përkiste Albania Duty Free Distribution edhe për 5 vitet e ardhshme, znj. Elona Çaushi, në një letër drejtuar bordit të TIA-s dhe të nënshkruar nga vetë ajo, në datën 15 Korrik 2019, citoi nenin 248 të rregullores së Doganës dhe vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 199/2017, ku thuhej se nëse Ministria e Financës nuk njofton 60 ditë përpara mbarimit të afatit të licencës, licenca rinovohet automatikisht. Por, sipas dokumenteve, Albania Duty Free Distribution është njoftuar që më datën 22 shkurt për humbjen e tenderit me Tirana Airport. Në fakt përgjegjësia për të komunikuar është komplet ndryshe. Ne bazë të nenit 634, pika 6 e VKM 651 mbajtësi i autorizimit, në këtë rast kompania ADFD e Elona Caushi, “duhet të informojë ministrin përgjegjës për financat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për të gjitha faktorët e dalë pas dhënies së autorizimit, që mund të ndikojnë në vazhdimësinë apo përmbajtjen e tij”. Në këtë rast, ADFD e kishte të detyrueshme të informonte Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD) për dy ndryshimet thelbësore si: Humbja e tenderit për administrimin e zonës “Duty Free” për të cilën ka edhe licencën dhe mbarimi i kontratës së qerasë me TIA Airport në fund të muajit gusht 2019. Në qoftë se Elona Çaushi e ka përmbushur këtë detyrim ligjor, atëherë përse Drejtoria e Doganave dhe ministri i Financave duhet të kishin njoftuar 60 ditë përpara mbarimit të afatit të licencës, ndërkohë që kontrata e qerasë ju mbaronte zyrtarisht me datë 27 gusht 2019? Por nga ana tjetër, në qoftë se Elona Çaushi ka preferuar të mos e vë në dijeni DPD-në dhe në këtë rast shkel ligjin me synimin e vetëm që të paktën të ketë këtë licencë, si armën e vetme për të mbajtur ‘peng’ aeroportin, si mund të ankohet kundër ministrisë për ‘mos komunikim’ si shkelje, që në fakt e ka bërë vetë? Dhe përse ministria dhe autoritet përkatëse nuk i bëjnë anulimin e licencës së lëshuar prej tyre?

Letra e TIA

Rinovimi i licencës nga ana e Ministrisë së Financave rezulton të jetë antiligjor, edhe nëse do t’i referohemi letrës zyrtare që TIA i dërgoi në datën 26 Gusht 2019, ministres Anila Denaj, ku kërkoi anulimin e rinovimit të licencës. Sipas kësaj letre, leja është e pavlefshme, për sa kohë rinovimi ka shkelur dispozitat urdhëruese të VKM nr. 651 të datës 10.11.2017, ku parashikohet që për të rinovuar licencën, aplikanti duhet të këtë një kontratë qiraje të vlefshme dhe një planvendosje të dyqanit si edhe vendin e magazinimit. Sipas TIA-s, kontrata e qerasë me ADFD përfundon në datën 27/08/2019, ekzaktësisht 11 ditë pasi ministria aprovoi lejen dhe në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje, TIA tashmë kishte lidhur kontratë me ICDF-në.

Licenca

Ministria e Financave i ka rinovuar brenda 24 orëve licencën kompanisë së bashkëshortes të gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi për vijimin e aktivitetit tregtar në Aeroportin e Rinasit, edhe pse kishte humbur tenderin.

Letra e TIA

Sipas TIA rinovimi i licencës i pavlefshëm për sa kohë janë shkelur dispozitat urdhëruese të VKM nr. 651 të datës 10.11.2017, ku parashikohet që për të rinovuar licencën, aplikanti duhet të këtë një kontratë qiraje të vlefshme dhe një planvendosje të dyqanit si edhe vendin e magazinimit. /l.m

Next Post
“Dy qytetet me të rrezikshme në Shqipëri janë Tirana dhe Durrësi”, deklarata e ish-drejtuesit të policisë

“Dy qytetet me të rrezikshme në Shqipëri janë Tirana dhe Durrësi”, deklarata e ish-drejtuesit të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

Detajet e operacionit në Fier, arrestohen Arben Voja dhe 3 ish-vartësit e Kadastrës! SPAK e hetonte edhe për një çështje tjetër, 9,5 mln lekë…

November 12, 2026
Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

Nufi në Forumin për të Ardhmen e Atlantikut të Veriut në Oslo: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s! Integrimi i Kosovës…

November 12, 2026
Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!

November 12, 2026
“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

“Hapat e parë me protestuesit janë hedhur”- Gonxhe: Takova të rinjtë, mbajtëm shënime, erdhën me dëshirë! Nuk e refuzoj nëse PS më propozon për Tiranë!

November 12, 2026
Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

November 12, 2026
Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%

November 12, 2026
Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

Hoxha zhvillon takim në Parlamentin e Hungarisë: Bashkëpunim më i ngushtë në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE!

November 12, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In